Llogari të çuditshme, Laçi bën tifo për Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 10:41

Llogari të çuditshme, Laçi bën tifo për Luftëtarin

Fitorja 2-1 në transfertën e Kamzës i ka rritur më shumë shpresat e Laçit për ta siguruar biletën europiane edhe nga kampionati, ndonëse këtë objektiv mund ta realizojnë edhe nga Kupa e Shqipërisë, ku në finale do të ndeshen me Skënderbeun. Por që Laçi ta arrijë këtë mision në javën e fundit të kampionatit, kurbinasit indirekt bëjnë tifo për gjirokastritët të mërkurën, në mënyrë që të marrin pikë në Lushnjë dhe të shmangin llogaritjet treshe, sipas skenarit që Luftëtari, Laçi dhe Partizani do ta mbyllnin sezonin në të njëjtën kuotë pikësh 56.

Laci-gezon-fitoren-ndaj-Vllaznise

Duken llogari të çuditshme, pasi me këtë version kurbinasit mund të dilnin të pestët duke rrezikuar Europën nga kampionati. Skënderbeu është kampion i këtij edicioni. Kukësi ka siguruar vendin e dytë, por kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi, akoma nuk është zyrtarizuar skuadra që do ta mbyllë e treta këtë kampionat.

Luftëtari, që mban prej javësh këtë pozicion, është më i favorizuari, duke qenë me 3 pikë më shumë se Laçi dhe Partizani ndjekës. Bluzinjtë janë të varur nga ndeshja e fundit e Partizanit, pasi në rast se ka barazim pikësh në fund, vetëm me të kuqtë kanë bilanc jo të mirë në ndeshjet direkte (2 fitore Partizani, 1 Luftëtari dhe 1 barazim).

goli i lacit

Partizani është ende në lojë për vendin e tretë, por mbetet i varur nga Luftëtari, i cili duhet mundet në ndeshjen e fundit në Lushnjë, si dhe Laçi të mos fitojë ndaj Teutës. Mirëpo, ekziston një skenar tjetër për vendin e tretë, nëse Luftëtari, Partizani dhe Laçi do ta mbyllin sezonin në të njëjtën kuotë pikësh, 56.

Asasa

Në këtë rast, rregullorja e klasifikimit i jep përparësi Luftëtarit. Pra, në rast se në fund të kampionatit, Luftëtari, Partizani dhe Laçi e mbyllin me 56 pikë secila, atëherë përfitojnë gjirokastritët, që në ndeshjet direkte mes tri skuadrave, kanë grumbulluar më shumë pikë se Partizani dhe Laçi. Pra, bëhet një renditje e tillë: Luftëtari 12 pikë, Partizani 11 dhe Laçi 9. Sipas këtij versioni, të kuqtë dalin para Laçit dhe renditen të katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"