Llogari për Kupën e Botës, ja rruga drejt triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 9:33

Llogari për Kupën e Botës, ja rruga drejt triumfit

Botërori ka nisur. Shorti i hedhur në Moskë i ka njohur 32 kombëtaret pjesëmarrëse me kundërshtarët në fazën e grupeve. Me formulën e njohur: E para e grupit A luan me të dytën e grupit B dhe kështu me radhë, të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë. Kombëtaret e mëdha që shihen si favoritet për të triumfuar në këtë kompeticion po mendojnë kualifikimin lehtësisht në fazën pas grupeve.

shorti (1)

Nëse nuk do të ketë surpriza, atëherë përballjet do të jenë menjëherë të zjarrta dhe të frikshme, sidomos në çerekfinale. Mirëpo, ka nga ato kombëtare si Spanja mund t’i japin luksin vetes që të zgjedhin rrugën që do të bëjnë drejt finales së madhe. Nuk do ta ketë në asnjë anë “autostradë”, pasi do të përplaset me kundërshtarë shumë të fortë në fazat finale. Në fund të fundit për të fituar Botërorin, duhet t’i mundësh të gjithë.

Rrugetimi i Spanjes

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë një analizë me dy variantet për kombëtaren e Spanjës. Nëse këta të fundit do të dalin të parët në grup dhe të tjerat do të shkojnë sipas logjikës, mund të ketë Rusinë në raundin e ardhshëm. Nëse siguron kualifikimin, atëherë mund të gjejë Argjentinën dhe më vonë Gjermaninë ose Anglinë.

Spnja Kupa e Botes

Nëse skuadra e Lopetegit do të kualifikohet si e dyta në grup, duket se do ta ketë më të lehtë, por në fakt vështirësia është e njëjtë. Kundërshtar do të jetë Uruguai dhe më vonë Franca ose Kroacia.

Në rast se do të sigurojë kualifikimin mund të gjejë Brazilin që këtë herë duket se do të shkojë në Rusi me petkun e pretendentit. Sido që të shkojë, nuk ka asgjë të lehtë. Megjithatë, ndonjë llogari të vogël spanjollët edhe mund ta bëjnë duke ditur forcën që kanë kundërshtarët e tyre…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"