Llogari pa Agollin, Panuçi gjen ‘sozinë’ në Maqedoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 14:06

Llogari pa Agollin, Panuçi gjen ‘sozinë’ në Maqedoni

Shqipëria i rrëmben një tjetër talent Maqe donisë. Kombëtarja kuqezi vijon që të mbetet si zgjedhje e preferuar për talente nga treva të shumta shqipfolëse. I radhës është mbrojtësi i lindur në Shkup, Besir Demiri. Prej së premtes, mbrojtësi, i cili aktivizohet në Ukrainë me skuadrën e Mariupolit, futbollisti 24-vjeçar është pajisur edhe me pasaportën shqiptare dhe është i gatshëm për t’u vënë nën urdhrat e Kristian Panuçit që në grumbullimin e radhës në muajin shtator.

bes

MBROJTËSI Linja e majtë e mbrojtjes ka qenë një nga problemet kryesore të Kombëtares shqiptare së fundmi, duke parë që trajneri Panuçi nuk ka dashur t’i besojë kapitenit Agolli një vend. E ndërkohë që trajneri Panuçi dhe stafi i tij janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, së fundmi Shqipërinë e ka pranuar edhe një tjetër element nga Maqedonia. Shqiptari, i cili ka qenë pjesë e skuadrës Shpresa të Maqedonisë, ka pranuar zgjedhjen e tij për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. “Po, të premten isha në Tiranë ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Panuçi, si dhe drejtuesve të federatës, të cilët shprehën interesim për mua. Kam zgjedhur Shqipërinë sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar. Karriera nuk është aq e gjatë sa për të lejuar të injorohemi pafund. Jam jashtë planeve të Maqedonisë dhe Shqipëria më vlerësoi, kështu që nuk ishte aspak e vështirë të merrja këtë vendim”, ka deklaruar Demiri.

besir demiri

KARRIERA Demiri ka qenë pjesë e Shpresave të Maqedonisë në Europianin e fundit, që është zhvilluar në Poloni, ndërsa është ftuar rregullisht në ekipin e 21- vjeçarëve. Më fanellën e saj, ai ka zhvilluar 20 ndeshje. Demiri gjithashtu është aktivizuar dy herë edhe me Kombëtaren A të Maqedonisë. Debutimin e ka bërë në fitoren ndaj Azerbajxhanit. Gjatë karrierës, ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"