Llapi shënon 6 gola dhe lufton për kampionatin, Liria e Shkëmbit kthehet tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 17:14

Llapi shënon 6 gola dhe lufton për kampionatin, Liria e Shkëmbit kthehet tek fitorja

U luajt java e 16-të e Superligës në Kosovë, dhe ekipet pretendente vazhduan rrugën e fitoreve, Llapi kryesues, mori një fitore të thellë në transfertën e Pejës, përballë Besës, në shifrat 1-6. Ekipi nga Podujeva është pretendenti kryesor për tu shpallur kampion, dhe vazhdon të udhëheqë kampionatin me 30 pikë.

Llapi

Feronikeli i vendit të dytë, mori gjithashtu një fitore në shtëpi, me shifrat 3-0 ndaj Vëllaznimit, dhe tashmë llogarit plot 26 pikë. Edhe Liria e Bledi Shkëmbit, fitoi 2-0 përballë Flamurtarit, dhe ngjitet në kuotën e 25 pikëve. Barazime pa gola u shënuan në ndeshjet Drenica – Drita, si dhe Gjilani – Trepça 89.

Vetëm Prishtina e Mirel Josës, nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, ndaj vendit të fundit në renditje, Vllaznisë Pozheran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"