Llapi kampion dimri në Kosovë, Prishtina vazhdon ndjekjen. Gjilani dhe Drita mbyllin barazim derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 17:09

Llapi kampion dimri në Kosovë, Prishtina vazhdon ndjekjen. Gjilani dhe Drita mbyllin barazim derbin

Superliga e Kosovës, luajti këtë fundjavë, ndeshjet e fundit për këtë vit, me Llapin që u shpall kampion i dimrit. Ekipi nga Podujeva, edhe pse barazoi pa gola ndaj Trepccës 89, mbetet në vendin e parë, me 34 pikë në total.

llapi

Nga pas ndjek Prishtina e Mirel Josës, e cila po ashtu e mbylli me rrjeta të paprekura, ndeshjen e javës së 18-të, ndaj Ferronikelit. Kryeqytetasit gjenden në kuotën e 32 pikëve, në vendin e dytë.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe derbi i Gjilanit, mes ekipit të Gjilanit dhe Dritës, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga të dyja tifozeritë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"