Llapi dhe Feronikeli bëjnë detyrën, u mjafton nga një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 19:16

Llapi dhe Feronikeli bëjnë detyrën, u mjafton nga një gol

Janë luajtur sot dy ndeshje të tjera të javës së parë të kampionatit kosovar të futbollit, të cilat kanë regjistruar rezultate të njëjta 1-0 në favor të skuadrave pritëse.

feronikeli_celeb_after_goal_apr2017

Një gol i Mirlind Dakut ka ndihmuar Llapin që të fitojë 1-0 ndaj Drenicës, për të marrë tri pikë në këtë duel të parë. Goditja me kokë e futbollistit në minutën e 55-të caktoi fatin e kësaj ndeshje që u luajt në Podujevë.

llapi

Më dramatike ka qenë ndeshja e luajtur në Drenas, ku Feronikeli ka vuajtur për të thyer rezistencën e Vllaznisë debutuese në elitën e futbollit kosovar. Vetëm një gol i Arifajt në minutën e 88-të i mundësoi Feronikelit të mbyllte me tre pikë ndeshjen e javës së parë të kampionatit.

Ndeshjet

Llapi-Drenica 1-0

55’ Daku

Feronikeli-Vllaznia 1-0

88’ Arifaj

Të dielën

Gjilani-Besa Pejë

Vëllaznimi-Liria Prizren

Prishtina-Drita

Të premten

Trepça ’89-Flamurtari 3-1

10’ Jashari, 50’ Xhon, 90’+3’ Hasani / 61’ Jaupaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"