VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Milani fiton me vështirësi. Interi mposht Spalin dhe merr kreun, Lacio ia del ndaj Udinezes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 16:59

VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Milani fiton me vështirësi. Interi mposht Spalin dhe merr kreun, Lacio ia del ndaj Udinezes

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet e Serie A, të vlefshme  për xhiron e 14-të në këtë kampionat.lautaro

Interi ka mposhtur me rezulatatin 2-1 Spalin në shtëpi, duke marrë kështu kreun e renditjes pas barazimit të Juvetusit. Dy golat e Lautaro Martinezit në minutat e 16’ dhe 41’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme zikalërve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e parë në klasifikim. Për miqtë shënoi Valoti në minutën e 50’, i cili pasi dribloi disa mbrojtësa shënoi një gol shumë të bukur.

Ndërkohë Milani fitoi në frymën e fundit, teksa mposhti me rezultatin 1-0 Parmën. Një gol i Teo Hernandez në minutën e 89’, i dha një fitore shumë të rëndësishme kuqezinjve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e 11 me 17 pikë, ndërsa Parma renditet në vendin e 9 me 18 pikë.

Një fitore me shumë vlera ka marrë edhe Lacio, e cila mposhti në shtëpi Udinezen, me rezultatin 3-0. Të kaltrit i shënuan të tre golat në pjesën e parë, dy herë me Imbobilen dhe një herë me Luis Alberton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"