Liverpulin duan ta “zhvasin”, Reali i kërkon xhevahirin tjetër të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 22:15

Liverpulin duan ta “zhvasin”, Reali i kërkon xhevahirin tjetër të skuadrës

Reali i Madridit duhet të ndryshojë atmosferën negative që ka rrethuar sezonin e tyre. Dhe me vizitën e PSG-së në Ligën e Kampioneve është rasti më i mirë për t’u zgjuar. Sipas shtypit spanjoll, ka një krizë rezultatesh, por edhe një morale që vjen pas goditjes së madhe që rivalët e Barcelonës bënë në merkaton e janarit me transferimin e Kutinjos nga Liverpuli. Kështu që në “Bernabeu” rikthen zërat e një sulmi të ardhshëm për Mohamed Salahun.

Liverpul

Emri i egjiptianit, që po shkëlqen në “Anfield” në sezonin e tij të parë, është shumë i rëndësishëm edhe për imazhin, pavarësisht se Zidan këmbëngul se ai është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion. Edhe presidenti Florentino Perez është i ndërgjegjshëm se, pasi kanë humbur Kutinjon, anglezët nuk do të pranonin të humbitnin edhe një tjetër xhevahir brenda të njëjtit sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"