Liverpuli zbeh interesin per Rashicën, 4 klube te tjera angleze në garë për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 20:56

Liverpuli zbeh interesin per Rashicën, 4 klube te tjera angleze në garë për të

Katër klube të tjera të Premier Ligës po ndjekin sulmuesin kosovar, Milot Rashica, pasi Liverpuli ftohu interesin e tij për 23 vjeçarin.

rashicaa

Aston Vila, Brighton, Uest Ham dhe Volves janë klubet që do të provojnë të nënshkruajnë me suslmuesin e Verder Bremenit në merkaton e verës.

Udhëheqësit e kampionatit anglez ishin gjithashtu të interesuar për sulmuesin nga Kosova, por ata firmosën me Takumi Minamino në merkaton e janarit, i cili është një profil i ngjashëm shkruan “Sky Sport”.

Forma e shkëlqyer e këtij sezoni ka bërë që Rashica të tërheqë vëmendjen edhe të klubeve të Bundesligës, me Lajpcig dhe Dortmund dy më kryesorët.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"