Liverpuli s’është kampionia më e dobët në histori, ja kush ka bërë më keq se skuadra e Klop

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 21:07

Liverpuli s’është kampionia më e dobët në histori, ja kush ka bërë më keq se skuadra e Klop

Tetë muaj më parë Liverpuli sundonte botën e futbollit. Në korrik 2020 “Reds”-at u kurorëzuan kampionë të Anglisë për herë të parë në 30 vite.

P2021-02-20-Liverpool_Everton-71

Por sot, skuadra e Klopit etiketohet si kampionia më e keqe e historisë, pas humbjes së katërt radhazi në Premier Ligë. Por a është ky vlerësim i drejtë? Jo. Liverpuli nuk është kampionia më e dobët e historisë. Në fakt, ata nuk janë as kampionët e dytë më të këqij. Sepse Lestëri i sezonit 2016-’17, fitoi vetëm 5 nga 25 ndeshjet e para të kampionatit një vit pasi kishte fituar titullin historik, duke humbur 14 dhe u renditur në fund në vend të 12-të.

Edhe Çelsi i sezonit 2015-16, bëri më dobët se “Reds”- at, duke sjellë edhe shkarkimin e Murinjos për herë të dytë nga “Stamford Bridge”. Atë vit, blutë fituan vetëm 7 nga 25 ndeshjet e para, duke humbur 9 në total dhe u renditur në vend të 10-të atë sezon. Liverpuli i këtij sezoni ka 11 fitore dhe 7 humbje.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"