Liverpuli rrezikon titullin, klubet e Premier Ligës kërkojnë anulimin e sezonit aktual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 13:08

Liverpuli rrezikon titullin, klubet e Premier Ligës kërkojnë anulimin e sezonit aktual

Liverpuli është shumë afër titullit kampion këtë sezon, teksa është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit në kampionat. Liverpuli

Tashmë Premier Liga është pezulluar dhe ekipi i Klopit po pret rinisjen e tij, për të vazhduar drejt titullit. Megjithatë një lajm aspak i mirë për Liverpulin vjen nga “The Athletic”.

Ky burim shkruan se disa klube të Premier Ligës kanë kërkuar  anulimin përfundimtar, për shkak të problemeve që kanë hasur për shkak të Koronavirusit. Një lajm ky shumë i keq për Liverpulin, që është afër titullit që mungon prej rreth 30 vitesh.Liverpuli

Drejtuesit e federatës duken të bindur që të vazhdojnë kampionatin dhe mendohet se nuk do i marrin shumë në konsideratë kërkesat për anulimin e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"