Liverpuli përgatit goditjen e verës, konfirmohet nga klubi: Dëshiron një eksperiencë të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 10:48

Liverpuli përgatit goditjen e verës, konfirmohet nga klubi: Dëshiron një eksperiencë të re

Liverpuli është një hap larg transferimit të mesfushorit të Bajernit, Tiago Alkantara. Lajmin e zbulon katalanasja “Sport”, burimet e së cilës konfirmojnë se 29-vjeçari është në bisedime të avancuara me kampionët e Anglisë për t’u transferuar në “Anfield” këtë verë.kante alkantara

Kampionët e Gjermanisë kërkojnë 32 milionë paund (35 mln euro) për kartonin e ish-talentit të Barcelonës, të cilin e transferoi Guardiola në Mynih në vitin 2013. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021 dhe ai ishte shumë pranë rinovimit me bavarezët, por në momentet e fundit është tërhequr nga bisedimet dhe mendohet se shkak është bërë interesi i Jyrgen Klopit.

“Sport” zbulon se Bajerni dhe Liverpuli do ta arrijnë shumë shpejt marrëveshjen financiare dhe shlyerja e kartonit do të bëhet me këste. Një lëvizje e tillë është konsideruar e çuditshme nga “Reds”-at, të cilët nuk para preferojnë të transferojnë lojtarë në një moshë të tillë. Por, Klop ka qenë gjithnjë një admirues i talentit me origjinë braziliane.ALCANTARA

Largimin e mesfushorit nga Bajerni e ka komunikuar edhe shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Hainc Rumenige, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se lojtari dëshiron të provojë një aventurë të re. “Ne kemi biseduar me Alkantarën për të plotësuar dëshirat e tij, por ai dëshiron të provojë një eksperiencë tjetër. Megjithatë ne nuk kemi asnjë ofertë nga Liverpuli, nëse ata e duan lojtarin duhet të negociojmë. Ne nuk duam të humbasim asnjë lojtar falas.”, u shpreh Rumenige.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"