Liverpuli nuk dëshiron ta humbasë Van Dajkun, ja kontrata e çmendur për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 21:52

Liverpuli nuk dëshiron ta humbasë Van Dajkun, ja kontrata e çmendur për mbrojtësin

Liverpuli ka nisur përpjekjet për të rinovuar kontratën me Virxhil Van Dajkun, duke i ofruar qendërmbrojtësit holandez një kontratë të re 5-vjeçare prej 50 milionë paundësh në total. “Football Insider” raportonte një ditë më parë se për të mbajtur larg admiruesit e mundshëm të mbrojtësit, i cili u transferua nga Sauthemptoni më janar të vitit 2018, atij do t’i ofrohet rinovimi për 5 vite me shifra financiare të përmirësuara.klopp-van-dijk-barcelona-madrid

Aktualisht, paga e tij në “Anfield” është 125 mijë paund në javë, e cila do të shkojë në 175 mijë deri në 200 mijë bashkë me bonuset. Kontrata e re e 28-vjeçarit është vendosur në prioritetet e drejtuesve të klubit, duke parë formën e tij gjithnjë e në ngjitje që kur u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit dy vite më parë. Që në sezonin e debutimit, ai u shpall lojtari më i mirë i Premier Ligës, ndërsa ndihmoi Liverpulin që të shkëlqente në kampionat dhe të fitonte në Europë.

Ai luajti çdo minutë gjatë sezonit të ecë në kombëtaren “Tulipane”. shkuar dhe tashmë është shumë pranë edhe titullit të parë kampion. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, por duke parë interesin e gjigantëve europianë, me Juven e përmendur së fundmi, “Reds”-at kanë vendosur të reagojnë shpejtë.virxhil van dijk

Por, edhe me kontratën e re, rroga e Van Dajkut pritet të jetë sa gjysma e asaj që përfiton mbrojtësi më i paguar në botë, kolegu i tij te Holanda, Matajs De Ligt. Mbrojtësi i Juventusit arkëton 416 mijë sterlina në javë te kampionët e Italisë dhe Van Dajkun e shikon ende si idhullin në gjurmët e të cilit ëndërron të ecë në kombëtaren “Tulipane”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"