Liverpuli një makineri fituese, Klop: As që e mendoja se do barazonim rekordin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 10:21

Liverpuli një makineri fituese, Klop: As që e mendoja se do barazonim rekordin e Sitit

110 pikë nga 114 të fundit të mundshme. Arkitekti Jyrgen Klop e ka shndërruar në një makineri fituese këtë Liverpul.

jurgen-klopp-believes-player-welfare-at-risk-with-length-of-summer-break

“Më pëlqeu shumë se si e nisëm ndeshjen. Shënuam një gol të parë të shkëlqyer. Por pastaj nisëm të mos ishim mirë në topat e dytë. Duhet t’i marrim ata më shpesh. Vuajtëm në këtë situatë dhe kjo i dha Uest Hemit shpresë. Ata mund të fitonin topin e dytë nga goditjet standarde dhe për ne kjo ishte e vështirë. Humbëm pak durimin në pjesën e parë në gjërat që bëmë. Ata shënuan edhe golin e dytë dhe më duhet ta analizoj se çfarë ndodhi. Pastaj u detyruam të ruanim qetësinë dhe të bënim gjënë e duhur”.

“Të gjithë golat që shënuam ishin të çuditshëm. Golin më të bukur që realizuam nuk u llogarit, sepse Mane ishte pozicion jashtë loje. Na u desh ta merrnim me dhunë këtë trepikësh dhe ishte special”, tha trajneri gjerman. “Fitorja ndaj Totenhemit në finalen e Champions-it na ndihmoi shumë për të qenë kaq konstantë. Rekordi i Sitit? Nuk mendoja kurrë se do të barazohej apo thyhej. Nuk mund ta besoj. Titulli? Duhet të vazhdojmë ende të punojmë, sepse Siti është një ekip që mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"