Liverpuli nis rrugëtimin në Premier Ligë, Klop menjëherë me kritika për Botërorin: Do të luhet në kohën e gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 8:48

Liverpuli nis rrugëtimin në Premier Ligë, Klop menjëherë me kritika për Botërorin: Do të luhet në kohën e gabuar

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk është i kënaqur me Botërorin e këtij viti në Katar, i cili sipas teknikut gjerman, do të zhvillohet në kohën e gabuar (nëntor-dhjetor).

klop 1

Klop u ndal të fliste për turneun që do të ndërpresë kampionatet në dimër gjatë konferencës për shtyp përpara debutimit të “Reds”- ave në Premier Ligë sot kundër Fulhamit.

Ai u pyet nëse sezoni i Premier Ligës konsiderohet ende një maratonë apo do të jetë me dy sprinte, falë Kupës së Botës që do ta ndërpresë atë në dy muajt e fundit të vitit dhe Klop tha se është i zemëruar me këtë gjë.

“Pjesa e dytë nuk është me siguri sprint, sepse në 26 dhjetor luajmë ndeshjen e parë dhe pastaj nuk ndalemi deri në maj. Nëse të gjithë lojtarët do të kishin pasur një muaj pushim, atëherë nuk është problem, përkundrazi është pozitive. Do të ishte si një pushim dimri siç e kemi pasur në Gjermani: katër javë. Por lojtarët e tjerë do të luajnë në Botëror shumë gjatë dhe kjo nuk është në rregull. Në fillim nuk isha i zemëruar, por pastaj u zemërova. Ky Botëror do të zhvillohet në momentin e gabuar dhe për arsyet e gabuara. Por gjithçka është në rregull edhe kështu”, shpjegoi tekniku i Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"