Liverpuli mendon goditjen e bujshme në merkato, gati të transferojë futbollistin që po shkëlqen me Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 15:43

Liverpuli mendon goditjen e bujshme në merkato, gati të transferojë futbollistin që po shkëlqen me Realin

Liverpuli nuk ka hequr dorë dhe shpreson për të transferuar në të ardhmen mesfushorin e Realit, Federiko Valverde. “Reds”-at përgatitën një ofertë prej 85 milionë paundësh (100 milionë euro) për uruguaianin dhe sipas “AS” kanë ndërmend të rikthehen sërish për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

valverde

Valverde është emri në gojën e të gjithëve në Madrid pasi shënoi golin e fitores 2-1 në derbin kundër Atletikos të dielën. Për të ishte goli i pestë këtë sezon, ndërsa trajneri Ançeloti vuri një bast me humor se ai mund të mbyllë karrierën në rast se Valverde nuk arrin që të shënojë 10 gola këtë sezon.

Fede aktivizohet edhe në rolin e mesfushorit shkatërrues apo krahun e mbrojtjes dhe pikërisht për këtë gjë admirohet nga Jyrgen Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"