Liverpuli, makth i Totenhemit, Klop: Kujdes, ata janë si Mançester Siti!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 10:41

Liverpuli, makth i Totenhemit, Klop: Kujdes, ata janë si Mançester Siti!

Përballja e 150-të mes Liverpulit dhe Totenhemit premtohet spektakolare. Në 74 ndeshje në “Anfield”, Totenhemi ka fituar vetëm 6 herë, por kurrë sa kësaj radhe skuadra londineze nuk udhëton kaq optimiste drejt Liverpulit. Fitorja e skuadrës së Poçetinos 4-1 në “Wembley” gjatë fazës së parë ishte një nga ndeshjet më të bukura që ata kanë prodhuar.

Liverpuli

Por, skuadra e Klopit reagoi pas asaj disfate me 18 ndeshje radhazi pa humbje dhe shenjat që tregoi në ndeshjen e fundit ndaj Hadërsfilldit të martën, ishin ato të një skuadre që do tentojë një tjetër seri të gjatë rezultatesh pozitive. Salah, Firmino, Mane, Son, Dele Ali, Kejn dhe Eriksen premtojnë spektakël sot.

TottenhamLiverpool_0

Klop – “Kemi disa opsione ku mund të bëjmë ndryshime. Ndeshja e fundit ishte pozitive. Spërsat ishin të freskët fizikisht gjatë gjithë ndeshjes kundër Junajtid. Ndodh rrallë ta mbash Mançesterin aq larg portës sa Totenhemi atë ditë. Do të jetë pak a shumë një ndeshje e ngjashme sikur po luan kundër Sitit.

Formacionet

Kur përballesh me një prej ekipeve më të forta në botë, duhet të bësh paraqitjen më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Liverpulit.

klop

Statistikat – Liverpuli ka humbur vetëm 1 nga 23 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Totenhemit në kampionat (15 fitore, 7 barazime). Ndërkohë që Spërsat nuk bëjnë dopietë në kampionat ndaj rivalëve që prej sezonit 2010-11.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"