Liverpuli kampion, Lampard uron të kuqtë: Suksese për titullin, por si Mançester Siti nuk luan askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 23:31

Liverpuli kampion, Lampard uron të kuqtë: Suksese për titullin, por si Mançester Siti nuk luan askush

Jyrgen Klop dhe Pep Guardiola janë trajnerë të ndryshëm, sipas Frenk Lampardit. Ky i fundit mendon se Mançester Siti luan futbollin më të mirë nga çdo skuadër tjetër në Premier Ligë. Skuadra e tij, Çelsi, mposhti 2-1 “Qytetarët”, për t’ia dorëzuar titullin e shumëpritur Liverpulit.
lAMPARD

“Ishte e vështirë, – tha Lampard për “BT Sport”. – Mos harroni se po luanim kundër një ekipi tepër cilësor si Mançester Siti, me lojtarë të shkëlqyer, me mënyrën si është stërvitur. Për mua, Siti është skuadra më e miri për sa i përket mënyrës se si luan futboll. Si asnjë tjetër. Pep dhe Jyrgen janë të ndryshëm. Përgëzoj Liverpulin, që fitoi titullin sonte”, përfundoi deklaratën Lampard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"