Liverpuli është “muri” i Europës, skuadra e Klopit dhe Reali janë ato që pësojnë më pak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 8:40

Liverpuli është “muri” i Europës, skuadra e Klopit dhe Reali janë ato që pësojnë më pak

Liverpuli ka një treshe sulmi të frikshme dhe të aftë të shkatërrojë të gjithë kundërshtarët, por një nga sekretet e titullit kampion është mbrojtja. Ky repart i Jyrgen Klopit është më i miri në Europë bashkë me Realin e Madridit dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm për fitoren e kampionatit anglez pas 30 vitesh.LIVERPOOL-276_1593224331

REALI – “Filozofia jonë është të sulmojmë. Reali i Madridit gjithmonë ka qenë një skuadër sulmuese”. Zinedin Zidan e ka përmendur këtë frazë më shumë se një herë, por realiteti është se Reali i tij në sezonin 2019-2020, i pari post-Kristiano, është më shumë sesa mbrojtës. Ekipi “galaktik” është mbrojtja më e mirë, jo vetëm e La Ligës, por edhe në Europë, duke llogaritur 5 kampionatet kryesore të kontinentit. Ekipi i Zinedin Zidanit ka mesatare golash të pësuar të njëjtë me Liverpulin e Klopit, i cili u shpall zyrtarisht kampion i Premier Ligës.

Me Van Dajkun në superformë dhe me dy nga lojtarët e krahëve më të mirë në Europë, si Robertson dhe Aleksandër Arnold, të kuqtë nuk patën rivalë në këtë sezon, por e fituan titullin 7 javë përpara fundit. Por, madrilenët i pret akoma një punë e gjatë për të arritur atë që arritën të kuqtë. E vërteta është që objektivi për titullin kampion në La Liga nuk është kurrë i sigurt, pavarësisht faktit që skuadra ka arritur 4 fitore. Në Madrid nuk mendojnë se Barcelona e Lionel Mesit do të dorëzohet kaq shpejt dhe do të lejojë të tjerë hapa falsë si ai në “Sançez Pizjuan” kundër Sevijes. Reali i Madridit ecën me një kartë të sigurt në dorë: mbrojtjen.skysports-real-madrid-valencia_5017154

Me 21 gola të pësuar në 31 ndeshje të luajtura, kjo është ecuria e dytë më e mirë në historinë e klubit për sa u përket ndeshjeve të kampionatit. Vetëm në sezonin 1987-1988 ekipi madrilen ka bërë më mirë, me 20 gola të pësuar në 31 ndeshje. Për të gjetur një tjetër ecuri pozitive duhet të rikthehemi në sezonin 1971-1972, me 21 gola të pësuar. Me këtë ecuri pozitive, mbrojtja e Realit të Madridit konsiderohet si një nga më të mirat në Europë bashkë me Liverpulin. Pas këtyre dy skuadrave renditen ekipe si Atletiko, Reims, Bilbao. Për sa u përket skuadrave të mëdha në Europë, Reali ka mbrojtje më të mirë sesa PSG-ja, Juventusi, Barcelona, Junajtid, Siti apo Bajerni.

ITALIA DHE KURTUA – Është e qartë që Zinedin Zidan e ka ndryshuar mënyrën e lojës së skuadrës së tij që në momentin kur u largua Kristiano Ronaldo. Me portugezin në skuadër, Reali shënonte shumë gola, por edhe pësonte. Në momentin që ai u largua, doli në pah ana italiane e Zidanit, i cili në Serinë A kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij dhe ka pasur si shembull Marçelo Lipin. Por, nuk është kjo arsyeja e vetme, pasi prezenca e Tibo Kurtuasë në skuadër ka ndihmuar shumë. Portieri belg është duke luftuar për trofeun “Zmora” (portieri më i mirë), trofe i cili mungon në Madrid që nga sezoni 2007-2008 kur e fitonte Iker Kasijas.

 

M

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"