Liverpuli është i famshëm kudo, narko-trafikantët e bëjnë markë… kokaine

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 22:18

Liverpuli është i famshëm kudo, narko-trafikantët e bëjnë markë… kokaine

Klubi i Liverpulit është padyshim një nga më të famshmit në futbollin botëror. Por padyshim që klubi anglez nuk do të dëshironte që të përfundonte si markë dalluese e një prodhimi kokaine në Amerikën e Jugut. Logoja e klubit është shfaqur në një ngarkesë të madhe kokaine që është ndaluar nga policia së fundmi.

liverpuli

Policia në Paraguai ka bllokuar në Pedro Huan Kabajero, qytet në kufi me Brazilin, një sasi me 200 kilogram kokainë të paketuar me… Liverpulin.

Logoja e klubit ishte vendosur në secilën prej pakove me të cilën mbështillej substanca, por me një modifikim të vogël. Në vend të të famshmes “You’ll never walk alone”, shkruhej emri i Ismael Montes, ish-president i Bolivisë, vend nga i cili me sa dukej vinte kokaina e sekuestruar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"