Liverpuli e takoi në avion privat/ “L’Equipe” zbulon prapaskenat e bujshme me Mbapenë, si ia “rrëmbeu” PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 8:47

Liverpuli e takoi në avion privat/ “L’Equipe” zbulon prapaskenat e bujshme me Mbapenë, si ia “rrëmbeu” PSG-ja

Në vitin 2017-të, Kilië Mbape kishte oferta nga shumë skuadra të tjera përpara se të largohej nga Monako. Ai firmosi me PSG-në, por e ardhmja e tij mund të ishte edhe Liverpuli. Klubi anglez tentoi me çdo mënyrë që ta bindte lojtarin francez.

mbape 1

Gazeta “L’Equipe” zbulon prapaskenën që patën drejtuesit e Liverpulit me futbollistin Mbape në vitin 2017. Një nga pronarët e skuadrës angleze ftoi francezin në një avion privat dhe u takuan për 2 orë. Ai donte që ta bindte lojtarin dhe familjen e tij duke u ndihmuar edhe nga sponsori “Nike”. Në atë kohë PSG-ja u tregua më e fortë dhe arriti që të transferonte duke siguruar shërbimet e një kampioni të madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"