Liverpuli e mbyll me “poker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2014 | 9:40

Liverpuli e mbyll me “poker”

LiverpulLiverpuli e mbylli zyrtarisht fazën e parë në Angli në mënyrë spektakolare, duke mundur Suonsin në “Anfield Road” 4-1. Skuadra e Roxhersit nuk fitonte 7 ndeshjet e fundit të “Monday Night” (për herë të fundit triumfonte me Fulhamin 5-2 në maj 2011), por Moreno dhe Lalana i ndihmuan nënkampionët e Anglisë për të thyer uellsianët, duke i barazuar edhe në renditje. Roxhers i beson sërish skemës me 3 mbrojtës, por këtë herë surprizon me Emre Xhanin në mbrojtje përkrah Skrtelit dhe Sakhosë. Të kuqtë luajnë më mirë në pjesën e parë dhe gjejnë avantazhin në minutën e 33-të, kur Henderson fton në qendër të zonës Morenon, i cili, i pashqetësuar nga “mjellmat”, nuk i lë asnjë shans Fabianskit. Ish-i Shelvej është me fat që del nga tuneli në pjesën e dytë për goditjen me bërryl ndaj Xhanit në fund të pjesës së parë, incident që i shpëtoi arbitrit Marriner. Për t’i dhuruar golin e parë Lalanës mendoi portieri Fabianski, i cili, në përpjekje për ta larguar topin, e përplas atë në trupin e sulmuesit dhe sfera përfundon në rrjetë (51′). Nuk kalon asnjë minutë dhe Sigurdson rihap takimin, por ish-ylli i Sauthemptonit rikthen sigurinë pas një ore lojë, ndërsa rezultatin e vulos Shelvej me një autogol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"