Liverpuli dominon lojën, por “muri” i ngritur nga Murinjo dhe super De Gea nuk çahen (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 15:39

Liverpuli dominon lojën, por “muri” i ngritur nga Murinjo dhe super De Gea nuk çahen (VIDEO)

Liverpuli dhe Mançester Junajtid janë ndarë në një barazim 0-0 në përballjen e sotme në Premier Ligën angleze, e vlefshme për javën e 8.

de gea

Të kuqtë vendas prodhuan shumë volum loje duke sulmuar nga fillimi deri në fund në kërkim të fitores, por forca e tyre nuk mjaftoi për të çarë “murin” e ngritur nga Murinjo. Mançester Junajtid krijoi pak raste për shënim, por arriti të mbrohej mjaft mirë për të mos pësuar asnjë gol. Duhet përmendur edhe që portieri spanjoll De Gea bëri një paraqitje fantastike.

Pas këtij takimi, Mançester Junajtid mban vendin e parë në renditje me 20 pikë, ndërsa Liverpuli mban vendin e 6 me 13 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"