Liverpuli bën lëvizjen e papritur, largon pas vetëm 2 javësh lojtarin e afruar në këtë merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 13:17

Liverpuli bën lëvizjen e papritur, largon pas vetëm 2 javësh lojtarin e afruar në këtë merkato

Liverpuli i ka befasuar të gjithë me lëvizjen e fundit të bërë në merkato, teksa protagonist është Nataniel Filips.nathaniel-phillips-liverpool-1565181310-24409

Ky i fundit ishte i huazuar në fazën e parë të kampionatit te Shtutgart, por në fund të dhjetorit Liverpuli njoftoi se e kishte marrë nga huazimi lojtarin. Madje ai u aktivizua edhe në ndeshjen e Fa Cup, ndaj Evertonit të cilën ekipi i Klop e fitoi me rezultatin 1-0.

Megjithatë pas kësaj, “The Reds” kanë vendosur që ta dërgojnë përsëri në huazim te Shtutgarti lojtarin. Pikërisht kjo i ka habitur të gjithë tifozët e Liverpulit, të cilët presin përforcime te ekipi i tyre i zemrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"