LIVERPUL-SITI/ Guardiola përballë “makthit” Klop, 16 vite pa fitore në “Anfield”. Anglia vendos sot një copëz titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 12:11

LIVERPUL-SITI/ Guardiola përballë “makthit” Klop, 16 vite pa fitore në “Anfield”. Anglia vendos sot një copëz titulli

Shumë shpesh në ndeshjet ku për ballen kandidatet për titull, flitet më tepër përpara sesa pasi ato të jenë luajtur. Çdo fjalë e trajnerëve analizohet me lupë. As Liverpul-Mançester Siti nuk i shpëton këtij statusi. Ajo është ndeshja më e rëndësishme e momentit në Angli. 

klop guardiola

Kryesimi i “Reds”-ave +6 do të thotë se ata nuk janë të dënuar të fitojnë, ndërsa Siti e ka të detyrueshme që ta shmangë humbjen. Por, jemi vetëm në nëntor dhe asgjë nuk vendoset tani.

STATISTIKAT – Liverpuli ka 16 ndeshje radhazi në kampionat që nuk mposhtet nga Siti në “Anfield”. Disfata e tyre e vetme në shtëpi në 28 përballjet e fundit ka qenë në maj 2003. 16 ndeshjet pa fituar në Liverpul janë seria më e gjatë e një ekipi të Premier Ligës që dështon të mposhtë rivalin e saj në shtëpi (5 barazime, 11 humbje).

Megjithatë, “Qytetarët” kanë humbur vetëm një nga 5 përballjet e fundit në Premier Ligë: 2 fitore, 2 barazime. Ata mund të fitojnë dy ndeshje radhazi në kampionat kundër “Reds”-ave për herë të parë që prej 4 fitoreve që arritën nga 1935-’37.

LIVERPULI – Një fitore e Liverpulit do të barazonte rekordin e startit më të mirë të tyre në kampionat me 11 fitore dhe 1 barazim në 12 javë. Një rezultat të tillë e kanë arritur vetëm 5 ekipe deri më sot, përfshirë Liverpulin në 1990 dhe Sitin dy herë. Skuadra e Klopit nuk mposhtet prej 28 ndeshjesh radhazi në Premier Ligë, duke fituar 19 nga 20 të fundit. Humbja e tyre e vetme në 50 ndeshje në kampionat ka ardhur pikërisht kundër Sitit në janar. Në shtëpi ata kanë gjithashtu 45 ndeshje që nuk mposhten.

SITI – Kampionët e Guardiolës i kanë fituar 11 nga 12 transfertat e tyre të fundit në Premier Ligë, duke shënuar 30 gola. Ata janë ekipi që ka shënuar më shumë gola këtë sezon, 34, dhe kanë dështuar ta gjejnë rrugën e rrjetës vetëm në 1 rast në 33 ndeshjet e fundit në kampionat.

“Qytetarët” kanë humbur 2 nga 11 javët e para këtë sezon. Asnjë skuadër e drejtuar nga Guardiola nuk ka pësuar 3 humbje përpara javës së 15-të të kampionatit. Rahim Sterling pritet të regjistrojë ndeshjen e tij të 200-të si titullar në Premier Ligë, 77 prej të cilave i ka me fanellën e Liverpulit. Guardiola ka humbur 7 nga 17 duelet e tij kundër Klopit në karrierë, më shumë sesa ndaj çdo rivali tjetër.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"