Liverpul me mendjen te finalja, Çelsi fiton dhe shpreson për Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 19:27

Liverpul me mendjen te finalja, Çelsi fiton dhe shpreson për Ligën e Kampionëve

Një fitore e madhe ajo e arritur këtë pasdite nga djemtë e Antonio Kontes. Kur deri përpara pak javësh ishin shuar shpresat për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, blutë e Londrës kanë rikuperuar pikë. Ata kanë fituar 1-0 përballë Liverpul dhe kanë përfituar edhe nga humbja e Totenham ditën e djeshme. Goli i fitores për londinezët u shënua nga Oliver Xhirud në minutën e 32. Tashmë ata gjenden vetëm 2 pikë larg zonës Champios . Liverpul nuk arriti të dilte në lojën e saj, megjithëse patën raste me Mane.

Giroud-picks-the-ball-after-scoring-the-first-goal

Edhe Arsenal ka fituar me rezultat tenistik përball Bërnejt. 5-0 ka qenë fitorja për të përshëndetur Venger, që kishte shfaqen e tij të fundit përballë publikut të tij. Të dyja ekipet nuk kishin objektiv specifik pasi kanë arritur të sigurojnë nga një vend në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"