Liverpul kërkon mesfushorin e Bajern Mynih, anglezët bëjnë ofertën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 17:20

Liverpul kërkon mesfushorin e Bajern Mynih, anglezët bëjnë ofertën e parë

Liverpul kërkon të përforcohet në mesfushë, pasi Milner dhe Henderson janë në një moshë të madhe. Trajneri i të kuqve Jurgen Klop synon mesfushorin e Bajern Mynih Tiago Alkantara.

tiago

Gjermani e pëlqen shumë mesfushorin spanjoll dhe dëshiron ta ketë në skuadër. Liverpuli raportohet se  ka bërë ofertën e parë për mesfushorin plot 18 milion euro, por bavarezët kërkojnë 36 milionë euro. Ekipi anglez duhet ta rrisë ofertën pasi është shumë larg pritshmërive të Bajern Mynihut.

Për Tiago Alkantarën Liverpuli duhet të nxitojë të mbyllë marrëveshjen sa më parë, sepe edhe ekipe të tjera e kërkojnë mesfushorin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"