Liverpul e Sevija ‘fluturojnë’ në finale, ikin Vijareal e Shakhtar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 21:29

Liverpul e Sevija ‘fluturojnë’ në finale, ikin Vijareal e Shakhtar (VIDEO)

UPDATE/ Liverpul-Sevija janë dy skuadrat finaliste të Ligës së Europës. Djemtë e Klopit triumfuan 3-0 ndaj Vijarealit në takimin e kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalen e Europa League.

LIVERPOOL, UNITED KINGDOM - MAY 05: Jurgen Klopp manager of Liverpool looks on prior to the UEFA Europa League semi final second leg match between Liverpool and Villarreal CF at Anfield on May 5, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Fillimisht, Bruno Soriano shënoi një autogol duke i dhënë avantazhin Liverpulit në minutën e shatë të pjesës së parë. Vendasit dominuan lojën edhe në pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 63′ me anë të Daniel Sturixh.

Vijareal luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 71′ e ndeshjes, pas daljes me karton të kuq të Viktor Ruiz. Goli final për Liverpulin u realizua nga Adam Lallana në minutën e 81′.

epa05291026 Liverpool's Daniel Sturridge (C) celebrates the opening goal during the UEFA Europa League semi final second leg soccer match between Liverpool FC vs FC Villarreal at Anfield in Liverpool, Britain, 05 May 2016. EPA/PETER POWELL

Liverpuli duket se e pati të lehtë përmbysjen e disavantazhit të një goli të shënuar në ndeshjen e parë në Spanjë dhe do të përballen me Sevijën në finale.

Takimi i tjetër mes Sevijës dhe Shakhtarit përfundoi në shifrat 3-1. Spanjollët u kualifikuan për në finaln e Europa League, paçka se takimi i parë ndaj djemve të Luçeskut u mbyll në barazim 2-2 në Ukrahinë.

REZULTATET PERFUNDIMTARE:

Liverpul – Vijareal     3 – 0
Bruno Soriano 07’ (autogol),Sturridge 63, Lallana 81′

Sevija – Shaktar         3 – 1
Kevin Gameiro 09’, 47′, Mariano 59’/ Eduardo 44′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"