VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Korabit, një brazilian nderon Vllazninë në sfidën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 18:00

VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Korabit, një brazilian nderon Vllazninë në sfidën e parë

Vllaznia ka mposhtur Korabin me rezultatin 2-1 në sfidën hapëse të Kategorisë së Parë. Edhe pse një fitore e vuajtur, shkodranët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë eskperiencë të re, me qëllim rikthimin në Superiore.

bandicam 2018-09-08 17-30-02-014

Hajdari ishte ai që gjeti golin e parë në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke dërguar skuadrën shkodrane në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli. Në të dytën, miqtë nga Dibra dolën në fushë më kërkues dhe arritën të barazonin rezultatin me Murjan në minutën e 66-të.

bandicam 2018-09-08 16-52-48-523

Nuk zgjati shumë festa e Korabit, pasi 7 minuta më vonë, ishte braziliani Zhunior që i dha fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila në sfidën e radhës do të udhëtojë drejt Burrelit për tu përballur me skuadrën matjane.

Vllaznia-Korabi 2-1

Hajdari 45+4, Zhunior 73′  / Murja 66′

Përfundon takimi. 

78′ Pranë golit të tretë Vllaznia, Bilali shpërdoron nga shumë pranë zonës.

73′ GOOOOOL VLLAZNIA 2-1. Shënojnë përsëri shkodranët. Pas shumë tentativash, sulmuesi Zhunior, gjen golin. Krosimi i Markut nga e majta, shkon te braziliani Zhunior, që godet saktë me kokë. 

66′ GOOOOL KORABI 1-1. Barazohen shifrat në “Loro Boriçi”. Murja godet bukur nga brenda zonës me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijimi i Ignat.

57′ Marku hedh një top të bukur nga e majta, por Osmani largon rrezikun në këndore.

52′ Zhunior hyn bukur brenda zonës, por goditje përfundon jashtë kuadratit.

50′ Vllaznia provon të dyfishojë me Zhunior dhe Hajdarin, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+4′ GOOOOL Vllaznia 1-0. Realizon më në fund skuadra e Hasan Likës me anë të Hajdarit. Pas një gjuajtje nga goditja e dënimit të mesfushorit Gilman Lika, topi është përplasur në shtyllë, teksa Hajdari nga fare pranë vijës fatale, nuk fali, duke tundur rrjetën 

36′ Shpërdorojnë një tjetër rast shkodranët, teksa nuk arrijnë të godasin kuadratin, pas një krosimi nga e majta, Zhunior, nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

23′ Lika ul një top të bukur për Zhunior në zonën e Korabit, por sulmuesi godet mbi traun e portës.

18′ Gabon mbrojtja e Korabit, përfitojnë shkodranët. Godet Lika por topi pritet nga portieri i Korabit.

12′ Murja godet nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Shfaqet rrezikshëm që në fillim Vllaznia, Olsi Gocaj provon, por topi shkon shumë afër shtyllës.

Formacionet:

Vllaznia: Sheri, Gocaj, Ignat, Gurishta, Marku, Krymi, Tafili, Hajdari (Bilali 56′), Lika, Zogaj, Zhunior.

Korabi: Birja, Doçi, Murja, Kalluçi, Raza, Dida, Osmani, Hoxha, Duka, Kovaçi (Lika 59′) Karaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"