VIDEO / Ronaldo-Sanço, Mançester Junajtid siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 20:47

VIDEO / Ronaldo-Sanço, Mançester Junajtid siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve

Mançester Junajtid ka siguruar sot zyrtarisht kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve me një fitore 2-0 ndaj Vijareal në fushën e këtij të fundit.

ronaldo

Skuadra angleze duhej të fitonte në Spanjë që të kishte sigurinë e kualifikimit sido që të përfundonin ndeshjet e tjera dhe ka bërë gjithçka mirë sot, edhe pse ka vuajtur në pjesën e parë.

De Gea mbajti në lojë “djajtë e kuq” derisa erdhi momenti kur Ronaldo bëri diferencën duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe portierit në minutën e 78. Vijareal u hodh në sulm, pro u ndëshkua përsëri në fund nga Sanço i cili vulosi suksesin dhe kualifikimin e mëtejshëm.

Vijareal-Mançester Junajtid 0-2

78′ Ronaldo, 90′ Sanço

FORMACIONET ZYRTARE

JUNAJTID

RENDITJA NË GRUPIN F

junajtid

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"