VIDEO/ Dominim i bardhebluve, Tirana U-17 shkatërron Partizanin U-17 dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:26

VIDEO/ Dominim i bardhebluve, Tirana U-17 shkatërron Partizanin U-17 dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana e 17-vjeçarëve kanë fituar Kupën e Shqipërisë ditën e sotme, teksa kanë shkatërruar me rezultatin 4-0 moshatarët e Partizanit.Tirana-U-17-fituese-e-Kupes-se-Shqiperise

Kjo finale e paratërinjve është dominuar plotësisht nga bardheblutë, si me lojë ashtu edhe me rezultat. Një dopietë e Mecullit dhe një dopietë e Bircajt, ka bërë që trofeu të shkojë për Tiranën. Në javën e derbeve, ky i 17-vjeçarëve ishte i dyti në radhë.

Tirana U-17 në këtë finale vinte pas fitores 7-1 me Dinamon, barazimit 0-0 me KF Shkodra dhe kualifikimit me penallti, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Shënkollin në shifrat 4-0.87830701_2514672962122144_6464276786682265600_o

Ndërsa Partizani U-17 vinte në këtë finale me këtë ecuri: fillimisht mposhtën Apoloninë 2-0, më pas fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut, në shifrat 1-0 eliminoi Vllazninë në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale skuadra e trajnerit Pelinxhi mposhti “Football Republic” me rezultatin 2-1. Në javën e derbeve, ky i 17-vjeçarëve është i dyti në radhë.

FT| Tirana U-17-Partizani U-17 4-0

 Meculli 11′, 57′, Bircaj 65′, 86′

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"