VIDEO/ Teuta nuk dorëzohet dhe gjen fitoren, mbrojtja e Laçit bie në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 18:45

VIDEO/ Teuta nuk dorëzohet dhe gjen fitoren, mbrojtja e Laçit bie në shtesë

Teuta ka arritur të gjej fitoren në minutat shtesë ndaj Laçit, në ndeshjen e përfunduar 2-1.

TEUTA-LACI

Pjesa e parë e takimit u mbyll në baraspeshë 1-1 me dy skuadrat të cilat patën shanset e tyre për të shënuar. Atëherë kur gjithçka u mendua e mbyllur Daja solli festën te Teuta me golin e avantazhit në minutën e 94’

Me këtë rezultat Laçi mbetet në vendin e dytë, ndërsa Teuta renditet e 6-ta me 49 pikë ende matematikisht në garë për Europën.

Teuta 2-1 Laçi

Hebaj 24′ Daja 94’/ Guindo 15′

NGJARJET KRYESORE:

94′ GOOOOOL Teuta. Daja gjen rrugën e rrjetës dhe i jep fitoren durrësakëve në minutat shtesë.

72′ Qato provon me një goditje potente nga jashtë zon♪7s, tentativa e tij ndalet nga Pano Qirko.

24’  GOOOOL 1-1. Barazon Teuta. Kotobelli harkon nga e majta në zonë, Hebaj kërcen mbi të gjithë me kokë dhe mposht Dajsinanin.

15′ Gooool 0-1, Laçi në avantazh. Guindo tregohet i sakt nga pika e bardhë e penalltisë.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Qaqi, Jazxhi, Idrizaj, Kotobelli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Daci, Hebaj.

Trajner: Renato Arapi

LAÇI: Dajsinani, Ignjatoviç, Ziko, Velija, Malota, Ujka, Spahiu, Qato, Zarubica, Adeleke, Guindo.

Trajner: Shpëtim Duro

GJYQTARË: O.Yzeiraj, M.Shazivari, E.Gjoka
VAR: I.Myrtja; AVAR: M.Bega

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"