VIDEO/ Skënderbeu thyen Luftëtarin në fund, Dita dhe Muja nderojnë korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 20:52

VIDEO/ Skënderbeu thyen Luftëtarin në fund, Dita dhe Muja nderojnë korçarët

Skënderbeu ka mundur me rezultatin 2-0 Luftëtarin në shtëpi, në minutat e fundit duke marrë një trepikësh të artë në fushën e vet.

71925503_2454511434586563_6831130984478408704_n

 

Skuadra korçare ka pritur deri në minutën e 92-të, ku Dita ka zhbllokuar sfidën me penallti. Krasniqi u rrëzua në zonë, Sino akordoi 11-metërsh, dhe korçarët nuk mund ta humbisnin kërë rast të artë të minutave të fundit.

Luftëtari ka luftuar gjatë gjithë lojës, por është thyer në fund në një ndeshje që dukej se do të mbyllej në barazim.

Kështu Skënderbu me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e parë, ndërsa Luftëtari mbetet në vendin e nëntë me vetëm pikë.

Skënderbeu-Luftëtari 2-0
(Dita 90+2′, Muja 90+4′)

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:
90+4′ GOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Muja godet me të majtën dhe shënon të dytin për korçarët!

90+2′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/  Krasniqi pengohet fiton penallti. Dita e ekzekuton dhe kalon Skënderbeun në avantazh.

86′ Marantas kryen zëvendësimin e fundit. Del nga Fusha Renja dhe futet Isufi.

84′ Tentativë krejtësisht e gabuar nga Krasniqi, që gjuan por topi shkon mbi katërkëndësh.

80′ Daja del nga fusha e lojës. vendin e tij e zë Shqipërim Taipi. Ilir Daja i kryen të gjitha zëvendësimet.

79′ Fili provon jashtë zone, por asnjë shqetësim për Koliçin që sheh topin jashtë kuadratit.

78′ Ndeki ndëshkohet me të verdhë.

75′ Gjyqtari Sino akordon faull për një ndërhyrje të parregullt. Bregu e ekzekuton, por topi largohet nga lojtarët e Luftëtarit në këndore.

74′ Gripshi kroson në zonë, Qyrani grushton topin, por i dëmtuar mbetet Dita.

72′ Kombinime të pasakta nga ana e Skënderbeut edhe pse korçarët kanë më së shumti zotërimin e topit.

68′ Oto Xhon me shumë energji shkakton faull në sulm mbi Lalën.

66′ Fili bëhet i rrezikshëm brenda zone, Koliçi “nuhat” rrezikun dhe zotëron sferën në duart e tij.

64′ Realdo Fili futet në fushë, Oshafi i lë vendin.

63′ Skënderbeu tenton kryesisht me krosime, ku një ndër to ishte dhe i Bregut në shtyllë të dytë. Oto Xhon e kthen me kokë, por pa u bërë i rrezikshëm.

62′ Pëllumbi kroson nga e majta, por Qyrani i vëmendshëm grushton duke larguar topin nga zona.

61′ Gabime jo të pakta në mesfushë nga të dyja skuadrat.

56′ Ndalet për disa momente loja në Korçë, shkak bëhet një dëmtim i Gjergji Muzakës. Ai del nga fusha me barrelë, vendin e tij do ta zërë Oto Xhon.

49′ Rast i artë për Bregun, Krasniqi kthen një top në zonë, vlonjati gjuan i vetë brenda zonës, por mbi traun e portës.

46′ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

36′ Kosta Vangjeli ndëshkohet me të verdhë, i pari për korçarët që merr karton.

32′ Rast i mirë për Luftëtarin me Vient, i cili brenda zonë godet, por ishte shumë i pasaktë duke e çuar topin jashtë kuadratit të Koliçit.

29′ Renja ka një shans të artë godet, por anësori çdon flamurin dhe ndalon gjithçka. Rasti më i pastër i ndeshjes edhe pse i pavlefshëm.

27′ Bregu kroson në zonë, Ndeki kërcen mbi të gjithë, godet me kokë, por mbi traun e portës së gjirokastritëve.

25′ Ndërhyrje shumë e saktë nga Vangjeli duke bllokuar një dalje të rrezikshme të Luftëtarit.

22′ Bie ritmi i ndeshjes në Korçë, skuadrat janë më të vëmendshme duke bllokuar hapësirat

12′ Muzaka bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë, lojtarët e Luftëtarit tentojnë kundërsulmin, por nuk janë të saktë.

11′ Krasniqi godet bukur dhe fortë, por topi përfundon mbi traun e portës së gjirokastritëve.

10′ Një ritëm shumë i lartë vërehet në minutat e para, por saktësia para portës nuk ka qenë e madhe nga të dy ekipet.

2′ Karton i parë i verdhë i ndeshjes, Demo ndëshkohet pas faullit te Krasniqi.

1′ Starton sfida

FORMACIONET

SKËNDERBEU: Koliçi, Vangjeli, Meksi, Dita, Pëllumbi, Muzaka, Daja, Ndeki, Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo, Orikas, Açka, Rapo, Renja, Hyseni, Vient, Oshafi. Trajner: Jorgos Marantas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"