Video/ Shqiperia u19 mbyll me fitore kualifikueset, por suksesi me Maqedoninë nuk mjafton per kualifikimim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 15:55

Video/ Shqiperia u19 mbyll me fitore kualifikueset, por suksesi me Maqedoninë nuk mjafton per kualifikimim

Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë e vegjël mposhtën bindshëm Maqedoninë e Veriut, me rezultatin 3-1.

bandicam 2021-11-16 15-55-15-598

 

Skuadra e Armando Cungut u tregua dominuese përgjatë gjithë ndeshjes. Në minutën e 19’ kaluan në avantazh me Matën, i cili shënoi me penallti. Në fudnin e pjesës së parë miqtë barazuan me  Talakov.

Në pjesën e dytë Shqipëria ishte e papërmbajtshme. Ata arritën të shënonin dy herë brenda 2 minutash. Në fillim ishte Pjeshka në minutën e 48’, më pas Bibo realizoi golin e tretë. Kuqezinjtë krijuan raste të tjera por pa mundur të konkretizojnë.

Pas humbjes me Francën dhe barazimin me Serbinë, më në fund Shqipëria merr fitoren e parë në grupin 7. Kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 4 pikëve.

 

 SHQIPËRI U-19  3-1  MAQEDONI E VERIUT U-19

Mata 19′ (p), 48′ Pjeshka, 50′ Bibo / Talakov 45+1

RENDITJA NË GRUPIN 7

RENDITJA

 

-GOLI I BIBOS

-GOLI I PJESHKËS

-GOLI I MAQEDONISË SË VERIUT

-GOLI I MATËS

FORMACIONET ZYRTARE –

for

SHQIPËRIA U-19 – (3-4-2-1): Vajper; Preka, Bytyqi, Dervishi; Pjeshka, Zalli, Alivoda, Bibo; Hysaj, Mata; Toçi. Trajner: Armando Cungu.

MAQEDONIA E VERIUT U-19 – (4-2-3-1): Tasev; Jankulovski, Ramadani, Redjepi, Hristovski; Angelov, Rakipi; Feta, Gudjufi, Talakov; Elezi. Trajner: Dashmir Beari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"