Shqipëria e 19-vjeçarëve nuk ruan avantazhin e dyfishtë, Islanda përmbys kuqezinjtë në pjesën e dytë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 16:29

FB Kombetarja Kombetarja U-19 LAJMI KRYESOR Të fundit

Shqipëria e 19-vjeçarëve nuk ruan avantazhin e dyfishtë, Islanda përmbys kuqezinjtë në pjesën e dytë

Shqipëria e 19-vjeçarëve është mposhtur 4-2 me përmbysje nga Islanda, në ndeshjen e vlefshme për turneun eliminator që është duke u zhvilluar në Belgjikë.

u19-kombetarja

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen, teksa gjetën dy herë rrugën e rrjetës, si fillim me Marvin Çunin në minutën e 23’ dhe me Angelao Ndreckën në minutën e 30’.

Ekipi i drejtuar nga Dede e mbylli në avantazhin e dyfishtë pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte për tu harruar.  Islandezët shënuan plot 4 herë në këtë pjesë, me Barkarson në minutën e 51’, me Thorvaldson në minutën e 68’, Gudjohnsen në minutën e 74’ dhe Gunarson ën minutën e 78’.

Humbja e tretë radhazi kjo për Shqipërinë, pasi u mposhtën më parë nga Belgjika me rezultatin 2-1 dhe nga Greqia me rezultatin 5-1.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikohen për më tej, teksa në raundin tjetër kaloi Belgjika dhe Islanda.

FT| SHQIPËRI U19 – ISLANDË U-19 2-4

Çuni 23′, Ndrecka 30′  / Barkarson 51′, Thorvaldson 68′, Gudjohnsen 74′ , Gunarson 78′

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U-19: Dabjani, Shiba, Pici, Hoxha, Ndrecka, Sadikaj, Shima, Beqja, Dobra, Çuni, Broja. Trajner: Nevil Dede.

ISLANDA: Andreson, Barkarson, Thorvaldson, Stefanson, Gislason, Ingason, Kjartanson, Baldurson, Valgeirson, Johaneson, Gudjohnsen.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com