Shorti për Ligën e Kombeve, ja kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 12:59

Shorti për Ligën e Kombeve, ja kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Kualifikimi në “Euro 2016” është maja më e lartë e arritjeve të futbollit shqiptar. Pjesëmarrja në fazën finale të një Europiani do të jetë edhe në të ardhmen një objektiv për Kombëtaren shqiptare. UEFA ka ndërtuar një tjetër sistem, prej të cilit mund të arrihet një biletë për në fazën finale të Europianit. Bëhet fjalë për Ligën e Kombeve.

555

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Ligës së Kombeve për Shqipërinë dhe Kosovën. Kuqezinjtë e Panuçit, bëjnë pjesë në Grupin 1 me 3 skuadra, ku përballë do të kenë Izraelin dhe Skocinë. Ky ishte i vetmi grup me 3 skuadra në Ligën C.

Short i lehtë në letër për përfaqësuesen e Kosovës. “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës D dhe do të ndeshen me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

LIGA C

GRUPI 1

Skoci

Shqipëria

Izraeli

GRUPI 2 

Hungaria

Greqia

Finlanda

Estonia

GRUPI 3 

Sllovenia

Norvegjia

Bullgari

Qipro

GRUPI 4

Rumani

Serbia

Mali i Zi

Lituania

Shqiperia2

 

LIGA D

GRUPI 1

Gjeorgji

Letoni

Kazakistan

Andora

GRUPI 2

Bjellorusi

Luksemburgu

Moldavia

San Marino

GRUPI 3

Azerbajxhan

Ishujt Faroe

Malta

Kosova

GRUPI 4

Maqedoni

Armeni

Lihtenshtejn

Gjibraltar

Kosova

ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?

Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.

Duka dhe Panuci

 

Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.

SI FUNKSIONOJË LIGAT?

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

LIGA e Kombeve

LIGA ME KUALIFIKUESET E “EURO 2020”?

Nga kualifikueset tradicionale, në dhjetë grupe do të ketë 20 skuadra finaliste në “Euro 2020”. Nëse më parë kishte skuadra që luanin në fazën “Play-Off” për katër vende, tashmë këto vende i janë dhënë Ligës së Kombeve. Në secilën prej ligave (4) do të formohen grupet.

Liga2

Fituesja e secilit grup luan “Final 4” (faza gjysmëfinale dhe ekipi që triumfon në secilën Ligë siguron kualifikimin në Europian. Nëse kjo skuadër e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale (është renditur në dy vendet e para të kualifikueseve), atëherë biletën për në Europian e merr vendi me renditjen më të lartë në UEFA nga kjo Ligë.

Shorit

 

SA NDESHJE DO LUHEN?

Pas shortit që do të hidhet sot, UEFA do të saktësojë të 138 përballjet e Ligës së Kombeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen. Për Ligat A dhe B, të cilat do të kenë grupe me tri skuadra, pra, vetëm katër ndeshje secila, atëherë në datat e tjera do të kenë mundësinë që të bëjnë ndeshje miqësore.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"