Derbi vishet i kuq, Partizani mposht 2-1 Tiranën, vendosin golat e Nexhipit dhe Raçiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2015 | 18:20

Derbi vishet i kuq, Partizani mposht 2-1 Tiranën, vendosin golat e Nexhipit dhe Raçiç

10866238_1566015123655992_5487619100623119060_o

TIRANA – PARTIZANI 1-2
Golat:
Nexhipi 25′ Raçiç 33′ Morina 61′
Formacionet:
Tirana: Frashëri, Ristevski, Curri, Muça, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata (Bushiç 39′), Morina, Ndikumana (Sefa 74′); Trajner: Gugash Magani
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Ibrahimi, Fejzullahu, Trashi, Batha, Vila, Nexhipi, Mazrekaj (Fazliu 37′), Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaji, Rejdi Avdo, Ridigert Çokaj
Vezhgues: Plarent Kotherja
Delegat: Besnik Çela
Kartona të verdhë: Ibrahimi 40′ Morina 62′ Nexhipi 81′

Partizani ka arritur të fitojë edhe në këtë fazë të tretë derbin me Tiranën. Të kuqtë e Shpëtim Duros kanë trimfuar në takimin e sot falë dy golave të shënuar në pjesën e parë me Nexhipin dhe Raçiç. Ndërkohë Tirana u përpoq të barazonte rezultatin në pjesën e dytë madje duke rihapur takimin pasi ngushtoi diferencat me Mario Morinën, por Partizani u mbrojt mjaft mirë dhe në fund arriti të dalë me 3 pikë nga ky derbi. Tashmë Partizani parakalon në rënditje Tiranën edhe pse kanë pikë të barabarta pra nga 5 secila. Bardheblutë e Maganit humbasin sot një mundsi të mirë për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Klea Huta gjen rezultatin e saktë
Prezantuesja e “Gjeniut” të vogël” e gjeti rezultatin e saktë! Parashikoi për “Panorama Sport” se Partizani do fitonte 2-1 dhe Hoxha do nderonte të kuqtë. ” Mendoj se del 1-2 për Partizanin. (qesh). Pa dashur të nënvlerësoj asnjërin për profesionalizmin dhe lojën që bëjnë, veçoj Alban Hoxhën. Nuk e di, por kam një bindje që ai do ta shpëtojë Partizanin sot, do të spikasë më shumë në atë sfidë”, deklaroi Klea.

Minutat

Mbyllet gjithçka, Tirana – Partizani 1-2
90+3′ Kundërsulm për Partizanin, Fazliu del i vetëm por bllokohet nga dalja e shpejtë e Frashërit
90+’ Sinjalizohen 4 minuta shtesë
87′ E njëjta goditje sërish nga Jetmir Sefa por këtë herë kalon ngjitur me shtyllën pingule të Partizanit
85′ Shpëton për mrekulli porta e Partizanit. Një goditje e Jetmir Sefës në afërsi të zonës, devijohet me vështirësi nga Alban Hoxha
83′ Zvëndësim te Partizani, largohet Nezhipi, në lojë Daja
78′ Bulku ekzekuton një goditje dënimi duke hedhur një top në zonë. Muzaka pason për Morinën. ky i fundit godet por topi devijohet nga Vrapi që largon rrezikun
76′ Rrezikon TiranaMuzaka hedh një tp në zonë, që kontrollohet nga Alban Hoxha në dy kohë
74′ Zvëndësim te Tirana, largohet Ndikamana, në fushë Jetmir Sefa
70′ Morina humbet ekulibrin në zonë duke pasur edhe shqetësimin e Endri Vrapit, arbitri vahdon lojën
66′ Aksion model nga ana e Tiranës. Gentian Muça depërton bukur brenda zonës dhe pas një kombinmi me Mario Mornën del i vetëm përballë portierit Alban Hoxha, por nuk kordinohet si duhet dhe e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule
64′ Rinis sërish ndeshja
64′ Karton i verdhë për Mario Morinën
62′ Ndërptitet për 2 minuta ndeshja për shkak të tymseve
61′ Zbritje e shpejtë e bardhebluve ng krahu i jathtë. Muzaka hedh një top të rrezokshëm në zonë që shfrytëzohet mjaft mirë nga Mario Morina i cili gjuan dhe dërgon topin në rrjetë

61’GOL TIRANA ME MORINEN 
58′ Përpiqet Tirana me Bulkun. Mesfushori pason për Muzakën, ku i fundit përpiet të godasë nga 16 metra por topi devijohet nga mbrojtësat
53′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me protagonist Fazliun, kosovari shmang bukur 2 mbrojtësa bardheblu dhe pason për Vilën, ky i fundit i gjendur brenda zonës godet menjëherë por pret Frashëri
49′ Sërish Tirana në sulm, një krosim nga e djathta dhe Bushiç gjuan me kokë por Alban Hoxha është në pozicion dhe kontrollon topin
48′ Tirana e nis vrullshëm. Një top i gjatë i hedhur brenda zonës gjen Bulkun, ky i fundit mundohet të godasë por Batha largon menjëherë rrezikun
46′ Ka startuar pjesa e dytë

Pjesa e parë Janë mbyllur me fitoren 0-2 të Partizanit 45 minutat e para në “Qemal Stafa” ku po luhet derbi i kryeqytetit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka arritur të shënjë dy gola njëri pas tjetrit me Nexhipin dhe Raçiç duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Tirana e nisi mjaft mirë ndeshjen duke ushtruar presion në minutat e para por pikërisht në momentin më të mirë të bardhebluve, Partizani shënon fillimisht me Nexhipin në minutën e 25-të dhe dysfishon me Raçiç në minutën e 33-të. Pas golit të parë të Partizanit pati edhe një ndërpreje të lojës për disa minuta pasi tifozat hodhën në fushë flakadan dhe tymuese. Mbeten për t’u luajtur edhe 45 minutat e dyta të kësaj sfide.

De Biazi: Ndeshje e bukur, ja vlen të ndiqet
Ndeshje korrekte, po tregohet nivel i mirë loje. Është një ndeshje e bukur, duke qënë se është një sfidë që mban shumë nervozizëm mbi vete. Është një ndeshje e bukur për tu parë dhe në fushë. Rikthimi i De Biazit në “Qemal Stafa” Më vjen keq që e humbim një stadium të tillë, një impiant të tillë, pavarësisht sado i vjeër mund të jetë. Për më tepër dhe me rregullimet që janë bërë, fushën dhe tribunat. Mirëpo, këto janë rregullat e UEFA-s, gjithsesi ne do të japim më të mirën kudo që të luajmë. Frashëri – Hoxha Janë dy portierë që kanë bërë paraqitje të mira. Më vjen keq për Stivin, por gabime të tilla kanë bërë dhe portierë të mëdhenjë si Bufon.Megjithatë janë dy portierët që kam në konsideratë për Kombëtaren.

Fejzullahu për Supersport:
Kjo ishte strategjia jonë. të mbroheshim edhe me pas të sulmonim. Pasi shënuam golin e parë ishim shumë më të qetë. Tirana e vuajti presionin. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë rezultat.

Golet e Partizanit:

Mbyllet pjesa e parë, Tirana – Partizani 0-2
45+’ Janë dhënë 4 minuta shtesë në këtë pjesë të parë, kjo për shkak se ndeshja pati ndërprerje
43′ Alban Hoxha bën mrekullinë duke shpëtuar nga goli portën e Partizanit. Fillimisht debijon një goditje të Bulkut dhe më pas topi shkon te Bushiç, edhe kroati gjuan menjëherë por është sërish Alban Hoxha që thotë “jo”
42′ Bulku hedh një top në zonë dhe ka rrëmujë në zonë, provon Morina por topi ndalet nga mbrojtësat e Partizanit
40′ Karton i verdhë për Ibrahimin
39′ Largohet Kahata për Tiranën, në lojë Bushiç
38′ Sërish një mundësi e mirë për Partizanin. Batha pason për Fazliun por dalja e shpejtë e portierit bardheblu largon rrezikun
37′ Zvëndësim i detyruar për Partizanin, largohet Mazrekaj i dëmtuar, në lojë Fazliu
35′ Kundërsulm i Partizanit. Mazrekaj pason për Fejzullahun, ky i fundit godet nga një distancë e afërt por grushton topin portieri i Tiranës, Stivi Frashëri
33′ Dyfishon Partizani. Një krosim i ardhur nga e majta dhe Stivi Frashëri nuk e kontrollon topin siç duhet duke i dhënë mundësinë Raçiçit të përfitojë dhe të dyfishojë shifrat
33′ GOL PARTIZANI ME RAÇIÇ

31′ Rinis sërish ndeshja
26′ Pas golit, tifozat e Partizanit kanë shërthyer në festë duke hedhur në fushën e lojës flakadanë dhe tymuese pafund. U ndërpre për disa minuta ndeshja
25′ Ibrahimi kroson nga e djathta, topi shkon te Raçiç i cili e ul me kokë për Nexhipin dhe ky i fundit nuk mendohet dy herë por godet duke mposhtur Stivi Frashërin
25′ GOL PARTIZANI ME NEXHIPIN
23′ Mazrekaj për Partizanin. Kosvari hedh një top të rezkishëm në zonë por nuk zhfrytëzohet si duhet nga Raçiç
19′ Sërish kërcënuese Tirana me Bulkun. Mesfushori godet fuqishëm nga 16 metra por grushton prtieri Alban Hoxha
17′ Rast shënimi për Tiranën, Bulku hedh një top në zonë, aty godet me kokë Gentian Muça dhe topi ndalet nga traversa
15′ Tifozat problematikë, hedhin sende në fushë,  paralajmërohen nga arbitri i ndeshjes, Bardhyl Pashaji
13′ Muzaka mundohet të depërtojë në krahun e djathë por ka pozicion jashtë loje për Tiranën
08′ Bulku shkon të ekzekutojë goditjen e dënimit por në këmbët e tij hidhet një flakadan
07′ Bardheblutë qëndrojnë përpara me Kahatën, ka goditje kendi
03′ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës por ka pozicion jashtë loje
02′ Goditje dënimi për Partizanin në afërsi të zonës

Kronologjia 

Ora 18:17

Lojtarët e Partizanit përshëndesin tifozët para startimit të ndeshjes, gjatë nxehjes në fushë.

Ora 18:15

Afro 9500 tifozë kanë zbarkuar tani në stadium, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë rreth një orë e gjysëm aty.

Formacionet 

Tirana ka bërë ndryshimin e fundit në formacion, në vend të Bushiç do të aktivizohet Ndikumana.

Sprai

Për herë të parë në shqipëri ka mbërritur dhe sprai i “famshëm” i cili vijëzon pozicionin ku do të qëndrojë muri mbrojtës dhe vendosjen e topit. Po ashtu për herë të parë do të përdoret në derbin e sotëm Tirana-Partizani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"