Pa fat Kombëtarja U-17, Spanja i ndëshkon në fund (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 13:45

Pa fat Kombëtarja U-17, Spanja i ndëshkon në fund (Video)

Shqipëria e 17-vjeçarëve luajti sot ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Spanjës, skuadrës pretendente të grupit. Kuqezinjtë e Mustedanagiç kanë qënë të pafat duke u ndëshkuar në minutën e 76-të pas një goditje nga këndi. Pavarësisht se luanin ndaj spanjët djemtë shqiptarë kanë bërë një lojë të kënaqshme duke rrezikuar disa herë për të kaluar në avantazh.

Shqiperi u17-Spanje u17

 

Spanjollët janë edhe ekipi më i konsoliduar në këtë grup, të cilët rivalizojnë me Kroacinë se cila prej tyre do të jetë në krye të këtyre ndeshjeve. Edhe deshja e parë kundër Kroacisë ishte mjaft e mirë për Shqipërinë, e cila u tregua e kujdesshme në prapavijë dhe tentoi me disa kundërsulme të rrezikshme që të gjente golin.

Shqiperi U17 vs Spanje U17

Mirëpo, në fund të takimit, një 11-metërsh u bë vendimtar dhe i hoqi mundësinë për të marrë pikë.

Goli

 

Shqipëri-Spanjë 0-1

Touaizi 76′

Shqipëria: Malaj, Shima, Malo, Pici, Gjini, Rama, Morina, Murati, Bozhanaj, Ibrahimi, Bullari

Spanja: Tenas, Santos Fernandez, Marinez, Buskets, Rosanas Moragas, Morante, Baena, Valera, Gonzalez Bajon, Touaizi, Salvatierra

KK: Salvetierra 80+2′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"