INTERVISTA NË INSTAGRAM/ Nga goli në Europian te… Interi, rrëfimi special i Sadikut: Ju tregoj pengjet dhe ëndrrat në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:54

INTERVISTA NË INSTAGRAM/ Nga goli në Europian te… Interi, rrëfimi special i Sadikut: Ju tregoj pengjet dhe ëndrrat në karrierë

SHIKO KËTU INTERVISTËN LIVE ME ARMANDO SADIKUN: 


View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Panorama Sport (@panoramasport.official) on

Armando Sadiku është një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë  Bomberi i Kombëtares është vetëm 5 gola live rekordit historik te Malaga. Në një lidhje live në “Instagram” me faqen e “Panorama Sport”, Sadiku rrëfen situatën aktuale te klubi i tij, si dhe flet për pengjet dhe ëndrrat.

sadiku-1

Nga pengjet në karrierë te ëndrrat dhe ekipi i zemrës, sulmuesi i tregon të gjitha. Për më tepër shikoni dhe lexoni intervistën ekskluzive të Sadikut për “Panorama Sport”:

“Kemi rreth 2 javë që kemi nisur stërvitjet. Javën e parë individualisht, nga kjo javë kemi kaluar në grupe me 14-15 veta. Të gjithë futbollistët kemi hasur vështirësi, se kam pasur hapësirë në shtëpi. Klubi na çoi përgatitjet me video.

Pata një javë koha kohë që të vrapoja jashtë dhe të përgatitesh. Më mungonte shumë kondicioni, ajër dhe shumë gjëra të tjera. Ka shumë gjëra që nuk na lejohen. Nuk na lejohen të shoqërohemi në grupe të japim përqafime. Është i pranishëm një inspektor i La Ligës, që ndjek stërvitjet dhe na ndjek edhe neve. Nuk është që jemi dhe aq të lirshëm. Shkojmë të veshur me makinat tona në stadium. Mbarojmë stërvitjen, futemi direkt në makinë, dhe shkojmë në shtëpinë tonë.

Kur kam kohë të lirë shpenzoj kohë në Instagram. Më pëlqen të jem aktiv. Mbas ndeshjeve jam gjithmonë aktiv. Shpenzoj shumë kohë në Instagram. Nuk jam tip që të bëj bllok. Mund të kem 5 veta bllok. Nuk i kam problem edhe kritikat. Më pëlqejnë kur shikoj komente negative dhe mbas një farë kohë ata kanë ndërruar mendim dhe bëjnë komente pozitive.

Unë jam aktiv dhe fus gjëra që të informoj njerëzit çfarë jete bëj. Nuk është e rëndësishme sa like marr. Pjesa më e madhe janë shqiptar.

Sadiku Olsi

5 gola larg rekord historik – U vendos që në 12 qershor do fillojë kampionati. Shpresoj që të shënoj gol që ndeshjen e parë. Jam i përgatitur nga ana psikologjike. Shpresoj të thyej këtë rekord dhe me ekipin të qëndrojmë sa më lartë dhe të kapim zonën e play-off-it. Pak ditë më parë kemi folur që huazimi të zgjasi pak më shumë sa të mbarojë kampionati. Do të vazhdoj te Malaga deri sa të mbarojë sezoni.

Ne si futbollist kemi vendosur që të flasim vetë individualisht me drejtuesit e klubit. Nuk ka pasur asnjë të papaguar. Jemi paguar të gjithë.

Është shumë bukur me Keidi Baren, kemi krijuar një miqësi shumë të mirë. Ia kalojmë shumë mirë, jemi dy tipa të njëjtë, në ekip na duan të gjithë lojtarët dhe drejtuesit. Për mua është shumë mirë që të kem një tjetër futbollist shqiptar si Keidi.

Synimet – Unë i marr gjërat hap pas hapi, shpresoj ta mbyllë mirë këtë sezon. Ëndërroj që të luaj vitin tjetër në La Liga, sepse nuk pata mundësi ta tregoj kur u transferova. Është një ëndërr që dua të bëj realitet.

Pengu në karrier – Nuk mund të thuash peng, e falenderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë në karrierë, por dëmtimet më kanë penalizuar. Mbarova Europianin, pata një dëmtim. Te Levante, përsëri u dëmtova. Këto kanë qenë pengjet më të mëdhaja. Do shikoj përpara dhe ishalla eci sa më lart.

Sekreti për të mos u dorëzuar – E gjitha është që unë jam shumë i fortë nga ana psikologjike. Kam gjithmonë një objektiv. Bëj çdo gjë që të arrij atë objektiv që i vej vetes. Jam i lumtur për vetëbesimin që kam.

Raporti me kuzhinën – Nuk është se shquhem për kuzhinier shumë të mirë, por ia kam dalë. Tani i kam çdo gjë gati, tani jam shumë i lumtur. Më mungojnë fasulet dhe bizelja. Unë i ha shumë. Janë shumë lloje supash që mi gatuan mami në Shqipëri”, u shopreh Sadiku.

Përshkrimi i golin në Europian- Të gjitha sakrificat që kam bërë, gjithë ai mundim, ishte shpërblimi te ai gol në Europian. Po të kthehesha mbrapa ndoshta do të bëja diçka ndryshe në zgjedhjet e menaxherëve dhe ekipeve.

Rekordi i Bogdanit – E kam shumë mik të mirë Bogdanin. Kur ka qenë i vogël Bogdani ka qenë një nga idhujt e mij të kombëtares, bashkë me Bushin. Ma ka thënë që do ishte i kënaqur që ta thyeja unë rekordin. Do të mundohem që në fund të karrierës të bëj sa më shumë gola dhe ta kap rekordin e Bogdanit.

Jam tifoz me Interin, gjithmonë kam qenë me Interin. Për momentin jam 29-vjeç. Nuk i dihet, megjithatë e shikoj shumë larg, thjesht do bëj tifo për Interin, gjithmonë.

Çfarë të bezdis më së shumti? Momenti kur zgjohem nga gjumi. Jam shumë nervoz dhe kur mbaroj stërvitjen, jam shumë i lodhur, nuk duhet të flas me njeri.

Frikë? Nuk kam frikë asnjeri, kam frikë vetëm Zotin.

Vendi më i bukur që kam vizituar? Ka shumë, mund të them Dubai, është një nga vendet e fundit të bukura që vizitova së fundmi. Atje kanë qenë dhe pushimet më të bukur me të fejura.

Dhurata më e bukur për ditëlindjen – Urime kam pasur aq shumë, sa dje gjithë ditën kam qenë në Instagram dhe telefon. Dhuratën më të bukur ma ka bërë e fejuara ime disa muaj më parë. Më ka bërë një tortë dhe kemi festuar në restorant. Çdo gjë është akoma e kufizuar nuk mund ta festonim më bukur. Ja kaluam shumë mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"