Live miqësorja/ Paqe në Vlorë, Flamurtari dhe Bylisi nuk kanë shënjestër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 16:18

Live miqësorja/ Paqe në Vlorë, Flamurtari dhe Bylisi nuk kanë shënjestër

Flamurtari dhe Bylisi u ndanë në paqe 0-0 në testin e radhës të fazës përgatitore përpara rinisjes së kampionatit. Vlonjatët dhe ballshiotët nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës duke u kënaqur me paqe.
flamurtar bylis

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dyja skuadrat shfrytëzuan këtë test për të arritur ritmin e duhur përpara rinisjes së kampionatit ditën e martë. Edhe pjesa e dytë nuk ndryshoi rezultat duke u mbyllur me rrjeta të paprekura.

Ra në sy rikthimi në pankinë i trajnerit brazilian Marcelo Troisi, i cili dje u përshëndet me lojtarët duke u komunikuar largimin nga ekipi vlonjat.
troisiii

Ky rezultat i jep pak qetësi ekipit kuqezi, i cili po kalon probleme të shumta financiare dhe jashtë fushe. Ndërsa për ekipin ballshiot, sulmi mbetet reparti që duhet të përmirësohet sa më shpejt teksa ballafaqimi i parë për 2020 e vendos përballë Tiranës në kryeqytet. Nga ana tjetër, Flamurtari duhet të bëjë mrekullinë në Shkodër përballë Vllaznisë.

FLAMURTARI-BYLISI 0-0
Stadiumi “Flamurtari”
Ora 14:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"