VIDEO/ Kukësi barazon me Malatjaspor, ekipi i Duros bind në miqësoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 15:59

VIDEO/ Kukësi barazon me Malatjaspor, ekipi i Duros bind në miqësoren e parë

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja miqësore në tokën turke, mes Kukësit dhe Malatjaspor.bandicam 2020-01-10 15-55-03-881

Ndeshja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin golin gjatë gjithë pjesës së parë. Pavarësisht disa përpjekjeve, të dyja ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nisi me turqit përpara, të cilët realizuan në minutën e 55’ me Bulut, me këtë të fundit që me një gjuajtje të fortë mposhti portierin e verilindorëve.

Pas kësaj, ekipi i Duros u hodh përpara duke kërkuar golin. Pikërisht atë e gjeti në minutën e 83’, kur Kristal Abazaj pasi mori një top në mesin e fushës e kaloi të gjithë që i dolën para dhe shënoi një gol shumë të bukur, duke i dhënë barazimin ekipit të tij. Pas kësaj Kukësi kishte edhe disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të marrin fitoren.

FT| Malatjaspor-Kukësi 1-1

Bulut 55’/ Abazaj

bandicam 2020-01-10 15-31-13-434 on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Xhika, Musolli, Teqja, Obanor, Limaj, Abazaj, Shkurtaj, Rroca, Gavazaj, Lulaj, Musta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"