Uzuni bën heroin, Laçi nuk fal ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 15:10

Uzuni bën heroin, Laçi nuk fal ndaj Lushnjës

 

Laçi vazhdon serinë e rezultateve pozitive, teksa mposhti Lushnjën me rezultatin 1-3. Ndeshja nisi e mirë për vendasit e trajnerit Çuko të cilët gjetën golin e avantazhit me anë të Pepës në minutën e 32-të, por ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi Uzuni barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Laci3

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, ndërsa në minutën e 58-të ishte përsëri Uzuni që përmbysi rezultatin. Për golin e qetësisë mendoi mbrojtësi Qaqi në minutën e 68-të. Lushnjarët u detyruan që 30 minutat e pjesës së dytë ti luanin me 10 lojtarë, pasi Alushi u ndëshkua me karton të kuq. Me fitoren e sotme, Laçi u ngjit në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Lushnja mbyll fundin me 10 pikë.

LUSHNJA-LAÇI  1-3

Pepa 26′ / Uzuni 32′, 58′, Qaqi 68′

Përfundon takimi në “Roza Haxhiu”. 

68′ GOOOOL Laçi 3-1. Pas një topi të Xhixhës në të majtë ka goditur Uzuni, topi është devijuar nga portieri Spaho, më pas ka qenë Qaqi i cili shumë pranë vijës fatale ka goditur fuqishëm, duke tundur rrjetën. 

60’ Faull i Alushit në mesfushë, gjyqtari nuk ngurron t’i nxjerrë kartonin e kuq lojtarit të Lushnjës, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.

58’ GOOOL Laçi përmbys rezultatin 1-2. Pas një goditje dënimi të skuadrës kurbinasve, Uzuni përfitoi nga një grushtim i shkurtër i Spahos për të dërguar topin në rrjetë. 

50′ Mundësi e shkëlqyer për Lushnjën, gjuan Canka nga goditja e dënimit, topi pritet nga portieri Vata, i cili e dërgon në këndore.

Mbyllet pjesa e parë, Lushnja-Laçi 1-1

32′ GOOOOL Laçi 1-1. Pas një aksioni të bukur të skuadrës së Laçit, sulmuesi beratas Myrto Uzuni, shumë pranë vijës fatale, ka shtyrë topin drejt rrjetës me kokë, duke barazuar shifrat. 

27′ Kurbinasit provojnë të kundërpërgjigjen me anë të Rexhinaldos, por sulmuesi afrikan nuk arrin të shënojë.

26′ GOOOOOL Lushnja 1-0. Brunild Pepa kalon në avantazh Lushnjën. Pas krosimit të Branicës, sulmuesi lushnjar, i shkëputur nga mbrojtësit ka gjuajtur me kokë, duke tundur rrjetën. 

24′ Një aksion fantastik i Laçit me anë të Uzunit, i cili pasi shmangu 5 futbollistë, ka gjuajtur por topi u përplas në shtyllë.

13′ Ergys Alushi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

12′ Shënon skuadra e Laçi ma anë të Uzunit, goli anulohet për pozicion jashtë loje.

10′ Lushnja ndërton një aksion të bukur nga e majta, Branica kroson bukur për Papën, i cili gjuan por topi përfundon mbi kuadrat.

1′ Ka nisur takimi në “Roza Haxhiu”.

Lushnja: Spaho, Ruço, Koreshi, Bufasi, Mone, Branica, Gava, Alushi, Papa, Canka, Pepa. Trajner: Dritan Cuko

Laçi: Vata, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Shtubina, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"