Nuk ka gol në Vlorë, Flamurtari dhe Luftëtari ndajnë nga një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 18:53

Nuk ka gol në Vlorë, Flamurtari dhe Luftëtari ndajnë nga një pikë

Flamurtari dhe Luftëtari nuk kanë shkuar me tepër se një barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur sot në Vlorë, e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat u munduan për të gjetur golin duke krijuar disa raste të rrezikshme, por asnjëra prej tyre nuk u tregua e saktë përpara portës. Vlonjatët ishin edhe disi të pafat teksa u detyruan të kryejnë dy zëvendësime për shkak të dëmtimeve të Useinit dhe Mustës.

flamurtari luftetari

Flamurtari u ndal pas dy fitoreve radhazi, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 7 pikëve në 4 ndeshje dhe duke mbetur ne vendin e tretë. Ndërsa Luftëtari mban vendin e 6 me 5 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Përfundon ndeshja.

90+3′ Luftëtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bregu, në fushë Hoxha.

90+3′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë.

89′ Miraka ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

89′ Zhufo tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.

81′ Bicaj tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

74′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lamçja, në fushë Nunjez.

71′ Liçaj tenon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

70′ Abazaj tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

67′ Jakovljeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

61′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë të detyruar. Largohet Musta, në fushë Mersini.

58′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Brahimaj, në fushë Rroca.

55′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

48′ Toledo ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

46′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Kamara, në fushë Zhufo.

46′ Fillon pjesa e dytë. Luftëtari luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

42′ Bushiç tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi kontrollohet nga Miraka.

39′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

35′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave, teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

29′ Lamçja tenton me një gjuajtje të rrezikshme, por Nurkoviç e devijon topin në goditje këndi.

27′ Bregu tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi kontrollohet nga Nurkoviç.

24′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Useini i dëmtuar, në fushë Liçaj.

20′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

15′ Useini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

11′ Tentativë e Luftëtarit me një goditje nga jashtë zonës, por topi kontrollohet nga Nurkoviç.

5′ Bushiç tenton të devijojë një top me kokë një top brenda zonës, por e prek shumë pak dhe nuk i jep dot drejtimin e duhur për ta dërguar në rrjetë.

1′ Fillon ndeshja. Flamurtari luan topin e parë.

FLAMURTARI – LUFTËTARI 0-0

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Musta (Mersini 61′), Pollozani, Sidibe, Useini (Liçaj 24′), Alvesh, Kamara (Zhufo 46′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari: Miraka, Toledo, Rapa, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Brahimaj (Rroca 58′), Bregu (Hoxha 90+3′), Abazaj, Lamçja (Nunjez 72′)
Trajner: Daniel Fernandez

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Useini 15′, Sidibe 39′, Jakovljeviç 67′, Bicaj 74′ / Aleksi 20′, Toledo 48′, Miraka 89′, Rroca 90+3′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"