VIDEO/ Lioni nuk bën shaka, ish-trajneri i Romës merr maksimumin ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:32

VIDEO/ Lioni nuk bën shaka, ish-trajneri i Romës merr maksimumin ndaj Juventusit

Lioni fiton ballafaqimin e parë të fazës së 1/16-ave kundër Juventusit me rezultatin minimal 1-0.

lyon-juventus-260220v

Skuadra e ish-trajnerit të Romës Rudi Garsia dominoi takimin përballë favoritëve bardhezi. Goli i vetëm i pjesës së parë erdhi pas një depërtimi fantastik nga krahu i djathtë i Juventusit, ku më pas, Lukas Tusar arriti ta prekë mjaftueshëm topin për t’u mos kapur dot nga portieri Vojçek Shezni.

Megjithëse skuadra e Mauricio Sarrit u përpoq të rihapte takimin, Lioni arriti ta mbronte rezultatin në mënyrën më të mirë të mundshme. I kualifikuari do të vendoset në Torino dhe Juventusi duhet të fitojë me të paktën 2 gola diferencë.

Lion-Juventus 1-0 (FT)

Golashënues: Tusar 31′

Formacionet zyrtare:

Olimpik Lion: Lopez, Marsal, Marselo, Danjer, Kornet, Akuar, Tusart, Dubois, Terrier, B. Traore, Ekambi. Trajner: Rudi Garsia.

Juventus: Shezni, Danilo, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro, Bentankur, Pjaniç, Matuidi, Kuadrado, Dibala, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

 

for

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"