VIDEO/ Spektakël dhe drithërima, Lacio e Strakoshës hedh në “tapet” Juven. Buzëqesh… Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 22:44

VIDEO/ Spektakël dhe drithërima, Lacio e Strakoshës hedh në “tapet” Juven. Buzëqesh… Interi

Lacio mposhti Juventusin me shifrat 3-1 në një sfidë spektakolare, të vlefshme për javën e 15-të në Serinë A italiane.

luiz felipe

Një ndeshje plot raste, gola dhe emocione në “Olimpico” të Romës, ku titullar ishte edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha. Që në minutat e para, ai priti një goditje të Dibalës, duke qenë një siguri për Lacion. Por, ishte Ronaldo që e mposhti, me Strakoshën që nuk kishte çfarë të bënte në minutën e 25-të, pasi portugezi doli i zbuluar shumë pranë shqiptarit, dhe nuk e pati të vështirë të zhbllokohë shifrat.

Gjithsesi, Lacio e mbylli pjesën e parë në barazim. Në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, Luis Alberto dha një harkim fantastik në zonë, dhe me kokë Luiz Felipe çoi ekipet në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.

lacio

Pjesa e dytë pa ekipin e Sarrit edhe më në vështirësi. Huan Kuadrado shkaktoi faull si lojtar i fundit në minutën e 69-të, dhe kryesori Fabri pasi e pa rastin me VAR, vendosi që ta ndëshkonte me karton të kuq kolumbianin.

Vetëm 5 minuta më pas, ishte serbi Sergej Milinkoviç-Saviç, ai që uli një pasim tjetër fantastik nga Luis Alberto, dhe me të majtën mposhti Sheznin me një realizim mjaft të bukur.

Në të 79-tën, Imobile shpërdoroi një penallti, të shkaktuar nga Shezni. Vetë polaku, priti në dy raste ndaj Imobiles, që u duk sikur mbajti në lojë Juvne. Por, kapitullimi i kampionëve erdhi në minutën e 95-të, ku Kaisedo shënoi edhe golin e tretë për Lacion.

Me këtë fitore Lacio mban vendin e tretë dhe shkon në 33 pikë, duke iu afruar Juves me vetëm 3 pikë. Juvja pëson humbjen e parë këtë sezon, dhe mbetet në vendin e dytë me 36 pikë. Buzëqesh Interi, që pas barazimit të djeshëm me Romën, çon në 2 pikë diferencën me “Zonjën e Vjetër”.

 

 

 

FT | Lacio-Juventus 3-1

GOL:  Luiz Felipe 45+1′, Milinkoviç-Saviç 74′, Kaisedo 95′ / Ronaldo 25′

KARTON I KUQ:  / Kuadrado 69′

 

Mbyllet takimi. Lacio-Juventus 3-1

95′ Shënon edhe golin e tretë Lacio, Kaisedo shënon pas një kundërsulmi fantastik.

78’ Shezni pengon Korrean brenda zone, dhe nuk ka dyshime. Penallti për Lacion. Nga pika e bardhë niset Imobile, por Shezni pret në dy raste ndaj sulmuesit.

74’ Pasim fantastik nga Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç e ul mrekullisht, dhe mposht Sheznin për golin e dytë të Lacios.

 

69’ Mbetet me 10 lojtarë Juvja. Kuadrado shkakton faull duke qenë lojtari i fundit, dhe gjyqtari Fabri pasi e rishikon me VAR, vendos ta ndëshkojë me karton të kuq kolumbianin.

 

66’ Pranë golit të dytë Juventusi, ku Strakosha nuk merret vesh me mbrojtjen, dhe gati të përfitojë Dibala. Gjuan me të majtën argjentinasi, por është po Strakosha që ndal sulmuesin e Juves.

 

 

 

 

Formacionet zyrtare:

FORM

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"