Paqe në Kurbin, Laçi dhe Teuta ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 13:05

Paqe në Kurbin, Laçi dhe Teuta ndajnë pikët

U mbyll në barazim pa gola sfida mes Laçit dhe Teutës. Skuadra e trajnerit Mezani e kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por për meritë të portierit Kastrati dhe për mos saktësi të sulmuesve bardhezi, sfida u mbyll me rrjeta të paprekura.

 

Laci

Me barazimin e sotëm, Laçi u ngjit në kuotën e 28-t pikëve, ndërsa Teuta mban vendin e 8-të me 17 pikë. Durrsakët e kanë thelluar në 2 pikë diferencën nga Vllaznia e vendit të fundit. Në sfidën e radhës, Laçi do të udhëtojë drejt kryeqytetit për tu ndeshur me Partizanin, ndërsa Teuta e Stavri Nicës pret Luftëtarin në shtëpi.

LAÇI-TEUTA 0-0

Laci: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Bardhi, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Teuta: Kastrati, Gjeorgjeski, Shehi, Bilali, Alhasan, Hrkaç, Hila, Çyrbja, Lajthia, Lafit, Karim. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"