Kualifikueset e Kupës së Botës / Polonia pret biletën për në Rusi, Danimarka dhe Sllovakia në play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 22:18

Kualifikueset e Kupës së Botës / Polonia pret biletën për në Rusi, Danimarka dhe Sllovakia në play-off

Polonia është kualifikuar për në Kupën e Botës “Rusi 2018” pasi mposhti në ndeshjen e fundit në shtëpi Malin e Zi me rezultatin 4-2. Danimarka barazoi 1-1 me Rumaninë, por gjithsesi siguroi pjesëmarrjen në fazën “play-off”.

levandovski

Anglia fitoi minimalisht 0-1 në Lituani në një ndeshje të luajtur thjesht për statistikë. Ndërkohë Sllovenia dhe Skocia u ndanë në barazim 2-2 dhe i dhanë mundësinë Sllovakisë të kapë vendin e dytë që të dërgon në “play-off” duke qenë se këta të fundit mposhtën Maltën 3-0.

Gjermania mposhti thellë 5-1 Azerbajxhanin, ndërkohë që Norvegjia arriti një fitore morali 1-0 ndaj Irlandës së Veriut. Ndeshjet e sotme të këtij grupi ishin thjesht për statistikë teksa Gjermania është kualifikuar për në Botëror, ndërsa Irlanda e Veriut do të luajë në “play-off”.

GRUPI E

Poloni – Mal i Zi 3-2
Maçzinski 6’, Grosiçki 16’, Levandovski 85′, Stojkoviç 87′ (a.g.) / Mugosha 78′, Vukçeviç 83′

Danimarkë – Rumani 1-1
Eriksen 59′ (11-m) / Deac 88′

Kazakistan – Armeni 1-1
Turisbek 62′ / Mkhitarjan 26′

GRUPI F

Lituani – Angli 0-1
Kejn 27′ (11-m)

Slloveni – Skoci 2-2
Bezjak 52′, 72′ / Grifiths 32′, Snodgres 88′

Sllovaki – Maltë 3-0
Nemek 33′, 62′, Duda 70′

GRUPI C

Gjermani – Azerbajxhan 5-1
Goretzka 9′, 66′, Vagner 54′, Rudiger 64′, Xhan 81′ / Shejdaev 34′

Norvegji – Irlandë e Veriut 1-0
Brunt 71′ (a.g.)

Republika Çeke – San Marino 5-0
Krmençik 8′, 23′, Kopiç 27′, Novak 71′, Kadlec 83′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"