“Nuk duhet të isha unë kapiteni i kuqezinjve”, Memushaj: Dal me karton të kuq vetëm me 1 kusht…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 18:14

“Nuk duhet të isha unë kapiteni i kuqezinjve”, Memushaj: Dal me karton të kuq vetëm me 1 kusht…

U mbajt para pak minutash konferenca për shtyp e trajnerit në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes. I pranishëm në këtë konferencë ishte trajneri i Kombëtares, Edi Reja, si dhe Ledian Memushaj, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë përballje. 

Memushaj konference

Në prononcimin e tij mesfushori vlonjat u shpreh: 

“Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Do të kishim 2 lojtarë të rëndësishëm. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë.

Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë takimin. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata.

Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Unë dola me karton të kuq. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, është mirë, jam gati direkt. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Është ndryshuar trajneri dhe ka shumë lojtarë të rinj! Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete. Avash avash po tregojnëveten e tyre.

Kemi nevojë dhe për pak kohë. Gjërat duhen arritur avash avash. Duhet të harrojmë ndeshjen me Islandën. Duhet të përqendrohemi nesër, sepse kemi ndeshje të vështirë. Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër”, përfundoi ai.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"