Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori dhe Turbina nuk falin në derbi, Apolonia bën detyrën ndaj Ilirisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 14:50

Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori dhe Turbina nuk falin në derbi, Apolonia bën detyrën ndaj Ilirisë

U luajtën 3 takimet e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë e Parë, Grupi B. Tomori mposhti Naftëtarin në derbin e qarkut të Beratit me rezultatin 3-0. Nuk ka falur as Apolonia në shtëpi teksa ka mundur Ilirinë 2-0. Një tjetër derbi në Grupin B, ishte ai mes Turbinë dhe Shkumbinit që përfundoi 3-2.

TOMORRI

Rezultatet e ndeshjeve:

Turbina 3-2 Shkumbini (Peqini 31′, Dollani 45′, Gerco 84’/ Hasanaj 20′, Mustafaj 91′)

Apolonia 2-0 Iliria (Krasniqi 39′, Llambi 79′)

Tomorri 3-0 Naftëtari (Dobra 58, Drlington 67′, Hyseni 82′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"