Kategoria e Parë, Grupi B/ Play-Out| Lumë golash në Fushë-Krujë, Iliria dhe Devolli s’falin në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:30

Kategoria e Parë, Grupi B/ Play-Out| Lumë golash në Fushë-Krujë, Iliria dhe Devolli s’falin në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e Kategorisë së Parë, Grupi B, “Play Out”. Devolli dhe Iliria arritën fitore të rëndësishme në shtëpi, respektivisht përballë Turbinës dhe Shënkollit.

 

Devolli Turbina

Skuadra nga Fushë-Kruja arriti të shënonte plot 4 gola në portën e miqve nga Shënkolli, ndërkohë që bilishtarët e Festim Fetollarit, triumfuan me rezultatin minimal 2-1 ndaj cërrikasve të Gjonit.

Për sa i përket sfidës tjetër, ajo mes Orikut dhe Elbasanit, ajo nuk u zhvilluar, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit tepër të rënduar.

REZULTATET :

Iliria-Shënkolli 4-2

Xhyrmeti 28′, 37′ , Gjoka 32′ (autogol), Pasha 52′ / Toma 44′ , Gega 84′

Devolli-Turbina 2-1

Kita 45+1′, Hasanaj 75′ / Levendi 59′

Oriku-Elbasani (E ANULUAR)

 

RENDITJA, “PLAY OUT”:

  1. DEVOLLI 19 ndeshje 27 pikë
  2. ORIKU 18 ndeshje 24 pikë
  3. ILIRIA 19 ndeshje 21 pikë
  4. SHËNKOLLI 19 ndeshje 17 pikë
  5. TURBINA 19 ndeshje 16 pikë
  6. ELBASANI 18 ndeshje 13 pikë

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"